Ambasadorja spanjolle me një
grup fëmijësh vizitojnë Bunk’Art

TIRANË – Ambasadorja e Spanjës në vendin tonë Silvia Cortes së bashku me një grup fëmijësh vizituan ditën e sotme Bunk’Art, bunkerin anti-bërthamor të kohës së diktaturës që është rihapur prej 9 prillit.

Ndonëse një e dielë me reshje shiu, atmosfera në Bunk’Art ishte ndryshe gjatë vizitës nga Ambasadorja Cortes së bashku me rreth 30 fëmijë shqiptarë dhe punonjës të Qendrës “Bethany” ku këta fëmijë mësojnë gjuhën Italiane, Spanjolle dhe Angleze. 

Vogëlushët e moshës 5 deri 14 vjeç me ambasadoren spanjolle vizituan çdo ambient të bunkerit të diktaturës të shndërruar në muzeum dhe pas çdo dhome pyesnin guidën për shuar kuriozitetet e shumta rreth periudhës së komunizmit.

Një tjetër ambient që tërhoqi vëmendjen e fëmijëve që për herë të parë shikonin Bunk'Art ishte dhe salla e Kuvendit, më e madhja brenda bunkerit, por dhe efektet zanore edhe instalacionet artistike të vendosura aty. 

bunkart
bunkart
femije
bunkart
bunk
(Foto nga vizita e ambasadores spanjolle me grupin e fëmijëve në Bunk'Art) Foto të tjera

ambasadorja spanjolle
(Ambasadorja spanjolle Silvia Cortes) 
 Foto të tjera

femije
bunkart
bunkart
bunkart
bunkart
bunkart
 Foto të tjera

bunkart
(Hyrja e re e Bunk'Art pranë Teleferikut që mund të përdoret nga mjetet dhe këmbësorët)  Foto të tjera

Redaksia Online
(Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen