Ambasadorja Yuri Kim uron shqiptarët për Vitin e Ri: Ishte një vit i jashtëzakonshëm, festuam 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike

TIRANË- Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka uruar të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri 2023. Teksa vlerëson marrëdhëniet mes dy vendeve, Kim thotë se ky ishte një vit i rëndësishëm për Shqipërinë në aspektin diplomatik, pasi për herë të parë vendi ynë u bën anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB.

Përmes një video-mesazhi, Kim shprehet se 100 vjetori i marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Shqipërisë është mënyra më e mirë për ta festuar këtë Vit të Ri. Ndërkohë, Kim ndalet edhe në reformën në drejtësi, teksa thotë se ajo vazhdon të ecë përpara.

"Të dashur miq është vështirë të besosh se viti 2022 është pothuajse në fund. Ka qenë një vit sfidash dhe mundësish të jashtëzakonshme dhe mendoj se kemi bërë shumë përparim, shqiptarë dhe amerikanë sëbashku, në çështjet e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit. Është mënyra e duhur për të festuar 100 vjet marrëdhënie mes dy vendeve tona dhe popujve tanë. 2022 është plot me ngjarje historike. Për herë të parë në histori, Shqipëria zuri vendin e saj krah SHBA-së si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit në OKB. Sëbashku ne drejtuam agjendën drejt përparësisë globale, përfshirë mbështetjen e Ukrainës përballë pushtimit brutal dhe të pajustifikuar të Rusisë.

Shqipëria vazhdoi gjithashtu të shfaqë traditën e saj të besës duke u dhënë afganëve një strehë të sigurt gjatë rrugës së tyre drejt jetëve të reja në Amerikë. Dy vendet tona zhvilluan dialogun e parë strategjik në DC, për të forcuar marrëdhëniet tona dhe do vazhdojmë të ndërtojmë mbi këtë.

Mirëpritëm vizitorë të nivelit të lartë përfshirë ambasadoren Linda Thomas-Greenfield, ndihmës sekretaren Karen Donfriend, gjeneralë dhe anëtare të shumtë të Kongresit nga të dyja partitë. Viti 2022 pati gjithashtu rezultate të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pandëshkueshmërisë. Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por ajo po vazhdon të ecë përpara”, shprehet ambasadorja.

 

SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë