Ambasadori i Hungarisë flet shqip nga Shkodra: Jemi të zhgënjyer për shtyrjen e negociatave për Shqipërinë (VIDEO)

SHKODER- Ambasadori i Hungarisë në Shqipëri, Lorant Balla është shprehur i zhgënjyer për shtyrjen e negociatave për Shqipërinë. Balla deklaroi se Hungaria mbështet procesin integrues të Shqipërisë dhe do të bëjë çmos për anëtarësimin e saj në BE.

"Jemi te zhgënjyer për mos hapjen e negociatave dhe që Shqipëria duhet të presë. Shqipëria ka një të kaluar europiane dhe histori europiane. Hungaria mbështet procesin integrues të Shqipërisë dhe ne do të bëjmë çmos që Shqipëria të anëtarësohet në BE dhe populli të mos humbasë shpresën. 

Balla tha se shqiptarët nuk duhet ta braktisin vendin e tyre por duhet të punojnë dhe të ruajnë kulturën dhe identitetin shqiptar që është një vlerë e shtuar për Europën në tërësi.

Largimi nga vendi nuk është zgjidhje për shqiptarët. Vetëm së bashku mund të zgjidhni problemet", u shpreh Balla.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor