Tregtarët e fruta-perimeve në qytetin e Lezhës janë drejtë falimentimit. Shkak për këtë, sipas tregtarëve është bërë rritja e tregtarëve të paligjshëm të cilët kanë zënë rrugët e qytetit. Banorët thonë se e kanë ngritur këtë problem edhe në bashki por deri tani nuk kanë dhënë asnjë zgjidhje.
Ata pak tregtarë që kanë mbetur, thonë se fillimisht ishte kriza dhe problemet financiare të lezhjanëve që ulën ndjeshëm konsumin dhe blerjet, ndërsa aktualisht po dëmtohen më shumë nga tregtarët ambulant të cilët kanë pushtuar qytetin.
Premtimet e tatim-taksave për formalizim të tregut nuk kanë ndryshuar asgjë. Për këtë situatë të krijuar, pritet që të ndërhyjë bashkia, por deri atëherë tregtarët duhet të përballen me vështirësitë ekonomike që u shkaktojnë tregtarët që nuk paguajnë asnjë taksë.
/Shqiptarja.com