Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një statusi në Twitter pas amendamenteve të kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, për t'i dhënë zgjidhje kërkesave të studentëve (Lexo këtu). Duke ironizuar kreu i qeverisë e quan Kryemadhin Doktore të Shkencave duke iu referuar denoncimit të studiuesit Tulant Muka se kryetarja e LSI ka kopjuar doktoraturën (Lexo këtu). Sipas tij, ajo nuk ka fjetur njësoj si edhe Basha, të cilin ai e quan Lul Artisti dhe ka gjetur zgjidhjen shkencore për studentët duke shtuar se porositën qytetarët që t'u çonin ushqime dhe batanije protestuesve. 

Doktoresha e Shkencave, Monika Kryemadhi, s'paska fjetur mbrëmë si Lul Artisti (që para se t'ia fuste gjumit u la porosi qytetarëve, t'u çonin ushqime e batanije protestuesve)! Ajo e paska gdhirë duke menduar për të shkretët studentë në të ftohtë dhe ka gjetur zgjidhjen shkencore. 

Edi Rama, kryeministër

Postimi i Ramës në Twitter