Taulant Muka denoncon: Monika Kryemadhi doktoraturë me plagjiaturë (Provat)

Taulant Muka ka denoncuar në faqen e tij në Facebook se kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka kopjuar doktoraturën. Ish-zv/ ministri i Arsimit nxjerr edhe provat që sipas tij vërtetojnë skandalin e kopjimit të tezës së doktoraturës.

Muka shprehet se Kryemadhi e ka mbrojtur tezën në vitin 2015 pranë Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës me temë “Analiza e sistemit të sigurimeve shoqërore në këndvështrimin ekonomik dhe Juridik”.

Por, ai thekson se pas kërkimeve në internet, rezulton se teza e Monika Kyremadhit është bërë duke kopjuar pothuajse tërësisht dy kapituj nga libri “European Welfare States: Comparative Perspectives” me autor Mel Cousins, shtëpia botuese SAGE Publications, viti i publikimit 2005.

Pak kohë më parë Muka denoncoi për plagjiaturë ish-zv/ ministrin e Arsimit Ervin Demo, të cilin Rama e shkarkoi, duke emëruar pikërisht studiuesin në vendin e tij(lexo këtu), por ky i fundit qëndroi vetëm dy javë duke u larguar, ndërsa sot denoncoi për plagjiaturë Kryemadhin.

DENONCIMI I PLOTË I TAULANT MUKËS
Mirembrema, Monika Kryemadhi doktorature me plagjiature! Taulant Muka (ideja dhe sygjerimi) dhe Vladimir Kola (kerkimi dhe zbulimi konkret). Pas disa ore kerkimi ne internet, kemi zbuluar edhe plagjiaturen e Tezes se Doktoratures se Monika Kryemadhit, me titull “Analiza e sistemit të sigurimeve shoqërore në këndvështrimin ekonomik dhe Juridik”, prane faktultetit te Ekonomise, Universiteti i Tiranes, me udheheqes shkencor prof. dr. Dhori Kule, e mbrojtur ne vitin 2015.

Teza ne fjale, gjendet ne internet ne kete adrese:

http://www.doktoratura.unitir.edu.al/…/Doktoratura-Monika-K…

Plagjiatura e tezes se zonjes Monika Kyremadhi eshte bere duke kopuar pothuajse teresisht dy kapituj nga libri “European Welfare States: Comparative Perspectives” me autor Mel Cousins, shtepia botuese SAGE Publications, viti i publikimit 2005.

Kete liber mund ta kosultoni pjeserisht edhe ne google

https://books.google.al/books…

Konkretisht, ajo ka kopjuar kapitullin e dyte te librit “European Welfare States: Comparative Perspectives”, faqet 19-33.

Ky kapitull, perkon me kapitullin e pare te Tezes se Doktorates se Monika Kryemadhit, faqet 17-30.

Kapullin e tjeter qe ka kopjuar zonja Monika Kryemadhi eshte kapitulli i katert i librit “European Welfare States: Comparative Perspectives”, faqet 59-73.

Ky kapitull perkon me kapitullin e trete te Tezes se Doktorates se Monika Kryemadhit, faqet 69-82.

Gjithashtu, duhet te kemi parasysh se zonja Monika Kryemadhi, ne fund te Tezes se saj te Doktorates, te “literatura e huaj” nuk e ka cituar fare librin “European Welfare States: Comparative Perspectives” Mel Cousins, 205.

Pra, sikur zonja Monika Kryemadhi te mos e kishte lexuar fare si liber.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • robi: 14/12/2018 12:29

    kjo ka tru sa Nafije Dybeku (Baxhella) dhe jo me per doktorature, a e pate ne kuvend tre here u kthye per te lexuar nje numer me 6 shifra dhe perseri e lexoi gabim derisa e nxori Koco Devole tek monitorimet e fikx fare

    Përgjigju
  • Konjak: 12/12/2018 13:29

    Zoteri shkencetar Muka.Kam shum respekt ,per gjith qytetaret qe mundohen ;gjat gjith jetes se tyre ,te ken sa me shum njohie,per gjithcka i rrethon.Zoteri Muka ,jo te gjith, munden te ken njohien maksimale.Njohia ka nje qllim te caktuar;ta pregatis njeriun ,te prodhoj te mira materiale per te jetuar.Besoj se shkalla me e lart e pregatitjes shkencore eshte puna dhe prodhimi me rezultate te shkelqyera.,E mandei, te jepet e drejta per vrejtje e sugjerime per te tjeret.

    Përgjigju
  • Faik Konica: 12/12/2018 10:20

    Monika me doktorature?! Vaj medet dhe mjer vatani!

    Përgjigju
  • Vloreee: 12/12/2018 10:18

    Hahaha iberi sala te gjith me doktorature.... hahaha..... vk mjer ne.......

    Përgjigju
  • Toni: 12/12/2018 07:39

    Ne fakt ti Monika je shum e zgjuar se nga Fytyra ti je e vetmja femer qe i afroheshe Shipazes, sa për mandatin që e ke marr me gjak mire, por vendose edhe vjerren deputete dhe je ne rregull, po kaq të pa fytyr jeni ju sa që ju mendoni se populli nuk shikon.

    Përgjigju
  • Ilo: 12/12/2018 05:38

    Epo prandaj eshte zhdukur keto dite Rektori dhe ish rektori se i bene tere plehrat politikane kokebosh me doktorature,ndersa lene nje fakultet pa sherbim ruajtje ,per shkak se nuk shkon mire pazari mes rektorit dhe dekanit.

    Përgjigju
  • studenti: 12/12/2018 01:13

    sikur mona ta kishte bere temen si vidhet shteti familjarisht dhe degradimi i intelektualitetit sdo kishte asnje germe plagjature. por kjo eshte shum e thjeshte per monen

    Përgjigju
  • Fredi: 12/12/2018 00:23

    Jo jo Monën mos e akuzoni kot, se dhe mandatin me .......gjak e ka marë! Hahahahahaha

    Përgjigju
  • tana: 11/12/2018 21:11

    Monika moj moter oiiiiii!!!!

    Përgjigju
  • Laku Hamburg: 11/12/2018 20:58

    Shyqyr qe sjemi Anej lamsh para porte kush Po na qeveris .

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 11/12/2018 20:24

    Nuk merzitet monka i ka qi-zmet dhe shkaterron çdo ke qe i del para,po qebesa nuk i diet se dikush vitin qe lam pas i pati thene se ne vend se te shprazesh plancin e ti fryesh buzet eshte dashur ta mbushesh koken,e kur i ka fryre buzet ndoshta ka menduar per kete dite dhe eshte mbushur dinamit prandaj rujuni se mund te eksplodoi dhe ju shkaterron edhe juve si veten!

    Përgjigju
  • roni: 11/12/2018 20:16

    Monika doktore o zot ca behet po jo vetem ka shume si kjo

    Përgjigju
  • Devolliu: 11/12/2018 19:57

    C'na bere Monika ! Sa shume besim kisha tek ty dhe LSI-a

    Përgjigju
    • Ver Llapa: 12/12/2018 09:52

      Ah Mona do me heqesh dhe mua licensen qe kam mare per studim llape

    • EURO MALOKU: 11/12/2018 20:43

      Monikla eshte e tere COPY-PAST...

  • tiku: 11/12/2018 19:56

    Mos Moniken mossssss vetem monika se ben ate gje, shpifjeeee

    Përgjigju
    • Shife: 12/12/2018 08:43

      Shko e shife vete e vertetoje. Ca do me thene shpifje? Eshte e thjeshte me i vlersu provat per plagjature, ska shkence.

  • xXx: 11/12/2018 19:37

    Hahaha...Po pse çfarë prisnit ju nga kjo,punë shkencore?Këta po përlajnë Shqipërinë për ditën me diell dhe jo më një temë doktorature...

    Përgjigju
    • FATMIRI: 11/12/2018 20:29

      MONIKA NGA ANA INTELEKTUALE ESHTE ZERO NGA ANAE DIJES DHE KULTURES KU THERRET QAMETI NJE GJE DI TE BEJ MIRE QE TE VJEDHI DHE TRANSPORT KOKAINE FEMER E PESHTIR DHE MAFJOZE

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër