"American Idol", Linda Halimi 
zhgënjen J.Lo, eliminohet /Video

zhgënjen J.Lo, eliminohet /Video">
TIRANË - Lindita Halimi “dorëzohet”, nuk e vazhdoi dot garën në spektaklin American Idol. Edhe pse kishte paralajmëruar një bashkëpunim me një superstar të hip hopit në Amerikë, kjo nuk ndikoi të shkëlqente në perfomancat më të fundit. Mbrëmë, shqiptarja Linda Halimi ka përfunduar udhëtimin e saj në spektaklin American Idol. “Ishin momente ekstremist emocionale për mua siç e patë të gjithë. Kemi punuar me muaj të tillë, dhe gjithë vëmendja dhe fokusi ishin të përqendruara tek performancat e mia që të jap më të mirën e mundshme” shkruan vetë Lindita në Facebook-un e saj.

Por megjithëse rrëzohet në garë ajo vetë-lavdërohet duke shtuar se “emri Lindita arriti të shndërrohet në emër të njohur në të gjithë botën, ëndërr kjo e realizuar tanimë e Linditës.”. Me sa duket Linda Halimi e ka fjalën për bashkëpunimin yjet amerikanë të hip hopit, sepse ajo ka një shpresë që do t’i çelin dyert. Linda nuk e thotë emrin e yllit amerikan, por ka njoftuar se një bashkëpunim me një superstar të hip hopit në Amerikë do ta bëjë atë shumë shpejt me një videoklip, ku këngëtari amerikan do të jetë zëri i parë i albumit të Linditës.



Këngëtarja Linda Halimi ka bërë të pamundurën për të konkurruar në emisionin e zbulimit të talenteve “American Idol” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në edicionin e këtij viti që nisi më 6 janar.

Madje, vetë Jenifer Lopes ka pohuar se “Linda ka një zë të fuqishëm dhe dua ta shoh në fazën e ardhshme të garës”. Vlen të theksohet se pro këngëtares kosovare votuan te tre anëtarët e Jurisë. Ndërsa faqja zyrtare e spektaklit në rrjetin social Facebook i ka kushtuar këto ditë vëmendje të veçantë Lindës duke publikuar një video për të cilën thotë “Çfarë ngjarje frymëzuese…dhe ajo ka shumë talent”. Linda është ndjerë krenar dhe ka pohuar se është nga Kosova dhe e ka ëndërruar një moment të tillë, por fatkeqësisht nuk shkoi dot më tej.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'