Amerika Latine 'mban frymën', luhet sot në 21:00 finalja e Kupës Libertadores! Tifozët 'çmenduri' për këtë duel

Amerika Latine 'mban frymën', luhet sot në 21:00 finalja e Kupës Libertadores! Tifozët 'çmenduri' për këtë duel

Boca - Fluminense

BRAZIL - Finalja e “Copa Libertadores” 2023 mes Boca Juniors dhe Fluminense do të luhet këtë mbrëmje, më 4 nëntor, në orën 21:00 me orën shqiptare në stadiumin “Maracana” të Rio de Janeiro. Trofeu më i rëndësishëm në Amerikën Latine ka bërë që tifozët të bëjnë çmenduri për të qenë të pranishëm në Boca Juniors - Fluminense. Dueli brazilo-argjentinas do ketë vëmendjen e gjithë botës, me lojën në fushë dhe spektaklin në tribuna që është i garantuar.

Argjentinasit, të udhëhequr nga golat e Edinson Cavanit, nuk kanë fituar asnjë ndeshje në fazën e eliminimit direkt deri këtu. Në 6 ndeshjet që kanë zbukuruar rrugëtimin e tyre, ata gjithmonë kanë barazuar, më pas kanë triumfuar nga penalltitë.

Nga ana tjetër, ecuria e Fluminense ishte më e qartë, e kompletuar me përmbysjen e madhe në derbin brazilian ndaj Internacional në gjysmëfinale. Në rast të fitores së finales, do të ishte një tjetër triumf për Brazilin, i cili e ka bërë të vetën “Copa Libertadores” 5 herë në 6 edicionet e fundit. Një dominim i qartë dhe i padiskutueshëm në vitet e fundit.

Formacionet e mundshme:

BOCA JUNIORS (4-4-2): Romero; Advincula, Figal, Valentini, Fabra; Medina, Pol Fernandez, Equi Fernandez, Barco; Merentiel, Cavani. Trajner: Almiron

FLUMINENSE (4-2-3-1): Fabio; Samuel Xavier, Nino, Felipe Melo, Marcelo; André, Alexander; Arias, Ganso, Keno; Cano. Trajner: Fernando Diniz

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:23
VIDEO/ I lindur për lider, vogëlushi para finales së Kupës Libertadores: Shita motorin e babait dhe play station, s'kam biletë dhe jam këtu

Sot në 21:00 luhet finalja e Kupës Libertadores në Amerikën Latine mes Boca Juniors dhe Fluminense, e njëvlefshme me Champions League në Europë. Për të qenë në Rio de Janeiro në Brazil, aty ku zhvillohet ndeshja, shumë tifozë kanë bërë çmenduri. Edhe pse pa bileta, një djalosh tregon se së bashku me të atin janë prej dy ditësh në kryeqytetin brazilian, teksa udhëtuan nga Buenos Aires. Ai thotë se ka shitur play-station dhe i ati motorin për të qenë aty, edhe pse nuk kanë biletë për në "Maracana". "Shitëm motorin e babait dhe play-stationin tim për të qenë këtu. Nuk kemi as biletë për në stadium, por shiko çfarë bëhet. Po luan Boca. Boca e çmendur plako, forcaaa", thotë vogëlushi gjithë pasion.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Incidentet në Londër në takimin e Ramës, momentet kur 'diversantët' e Berishës shoqërohen personeli i sigurisë (VIDEO)

Incidentet në Londër në takimin e Ramës, momentet kur 'diversantët' e Berishës shoqërohen personeli i sigurisë (VIDEO)