Amerika sot vendos se kush do të jetë presidenti i ri në Shtëpinë e Bardhë 4 vitet e ardhshme. Ndërkohë me interes pritet zgjedhja e Trump apo Harris në raport me marrëdhëniet që do ketë administrata e re me Shqipërinë dhe Ballkanin. Maratona e pritjes së fituesit filloi edhe në Report Tv me të ftuarit në studio. Analisti Endri Tafani deklaroi se një fitore e Trump i vjen më përshtat Aleksandër Vuçiçit.
'Vuçiç shpreson për Trump pasi sjellja e tij ka qenë e tillë. Influenca e rusëve ndaj Trump nuk është vetëm në raportet gjeo-strategjike në Ukrainë. Përpara se të propozonte Yuri Kim në Shqipëri, ka qenë zgjedhje personale e Trump. Përpara saj ka qenë një e influencuar si kandidate që kishte lidhje me oligarkët rusë. Shqiptarët mendojnë se Trump mund të jetë më mirë, por faktet tregojnë të kundërtën.'
Rudina Hajdari, ish-deputete e PD-së në lidhje Skype nga Nju Jork e vlerëson si një garë shumë të fortë.
'Zgjedhje të paprecedente. Garë e fortë. Diferenca më e lartë kishte arritur në 2.9%. duket qartë gara e fortë dhe e afërt. Shtetet kyçe që janë shtete që e kanë luajtur votën janë 8-9 shtete. Sidomos Pensilvania, që ka votat më të mëdha elektorale. Do bëjë diferencë. Edhe Michigan shtet tjetër ku kandidatët kanë shpenzuar kohë për të bindur elektoratin.
Fitorja do marrë koha dhe nuk besoj se do jetë në gjendje të kemi rezultat sonte. Në disa shtete më të vogla, do marrin shumë kohë për të numëruar vota. Kandidati Trump mund të ketë surprizat e veta se si do deklarojë fitoren. Në 2020 deklaroi fitoren. Ka dyshime që nëse humbet mund të ketë kontestime për rezultatin.'
Më tej ish-deputetja theksoi se sot votoi për kandidatin republikan Donald Trump.
'Për marrëdhëniet me jashtë dhe Ballkanin një prurje si Trump do ishte një kandidaturë që do sillte ndryshim për botën. Një figurë si Harris e paprovuar, ka një përvojë modeste. Gjatë kohës si nënpresidente nuk shquhet për ndonjë arritje. Gjatë fushatës pati një përmirësim.'
Ornela Çuçi vëren në këto zgjedhje se votuesit afro-amerikanë po duket se kanë një qasje më pro Trump dhe republikanëve në dallim nga zgjedhjet e tjera.
'Afro amerikanët janë 30 mln në USA janë për orientimin e tyre demokrat. Është hera e parë që i nxjerrin të dyzuar. Trump mesa duket ka depërtuar në këtë komunitet. Drejtësinë dhe barazinë nuk e shohin me këtë qeveri.'
Fatbardh Kadilli me lidhje nga Kenia tha për Denis Mingën se në agjencitë e OKB ka një lloj alarmizmi nëse zgjidhet Trump.
'Nga retorika e Trump dhe qëndrimet e tij perceptohet me alarmizëm nga agjencitë e OKB. Është një establishmentin pas L.2.B. Të cilën Trump e ka goditur. E panjohura që sjell krijon një lloj alarmizmi. Po kur bën biseda individuale, të gjithë shtetet diplomatët kanë një qartësi janë të përgatitur për të paparashikueshmen. Bota po përgatitet edhe në rast se fiton Harris, do ketë një lloj rishikimi të asaj që ka qenë deri sot. kam pasur biseda me disa ambasadorë janë të qartë se bota po shkon drejt marrëveshjes së interesit dhe parimet do jenë në plan të dytë.'
Normal qe do votosh per Trump ti, fundja goca e atij malokut te kalbur nen dhe je.
Përgjigju