Amerikanët të çmendur pas Era
Istrefit, e krahasojnë me Rihanna-n

Amerikanët të çmendur pas Era<br />Istrefit, e krahasojnë me Rihanna-n
Qysh prej fillimieve të saj Era Istrefi hyri fuqishëm në tregun shqiptar të muzikës dhe jo vetëm. Këngëtarja kosovare i hyri këtij profesioni me ide të qarta në kokë, shumë shpejt duke diferencuar veten nga këngëtarët e tjerë. Çdo këngë e saj kthehet në hit dhe kush më mirë se numri gjithnjë e në rritje i klikimeve mund ta provojë këtë.

“Bonbon” është kënga e fundit e këngëtares dhe tekstshkrueses 21-vjeçare, që brenda pak kohësh ka rrëmbyer gati 6 milion klikime, ndërsa e dëgjojmë kudo. Në rrugë, bare, radio, televizor dhe padyshim në rrjete sociale. E gjithë kjo jehonë dhe vëmendje nuk i ka shpëtuar syrit të mprehtë të pulikut të huaj, mes tyre dhe ai amerikan.

Era ka shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram një foto ku kënga e saj shfaqet e publikuar nga disa shtetas amerikanë, të cilët edhe pse nuk e kuptojnë tekstin (ashtu si ne), shijojnë muzikën dhe energjinë pozitive që përçon kënga.

Ndërsa e kanë krahasuar me Rihanna-n stilin e saj të të kënduarit dhe performuarit, fansat e huaj kanë kërkuar që ylli kosovar të realizojë një koncert përtej oqeanit. “Disa gjëra shumë të bukura do të ndodhin”, ka shkruar Era krah fotos në Instagram, duke lënë të nënkuptohet që diçka ka në mendje.

E ndërsa këngëtarja përgatitet për të ndërtuar ‘perandorinë’ e saj, ne do të jemi këtu, në pritje për të…raportuar suksesin e rradhës.
era istrefi
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'