AMF : Tregu i sigurimeve i përqëndruar në Tiranë

Nga analiza e primit të shkruar bruto sipas shpërndarjes gjeografike, bie në sy përqendrim i tregut të sigurimeve në prefekturat e mëdha, si Tirana me 67.23% të totalit të primeve të shkruara bruto gjatë vitit 2013, Durrësi me 7.35%, Fieri 4.30%, Shkodra 3.96%. Kjo tendencë përqendrimi ka vazhduar të jetë e njëjtë gjatë gjithë viteve të publikimit të raportit 'Gjeografia e Sigurimeve' nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare.
Një tregues tjetër i rëndësishëm është dendësia e sigurimeve, e cila shpreh raportin e volumit total të primeve të shkruara bruto ndaj numrit të popullsisë. Për vitin 2013 ky tregues arriti në rreth 2,928.81 lekë për frymë, me një ulje prej 271.60 lekë krahasuar me një vit më parë.

Përsa i përket primit për frymë sipas prefekturave, prefektura Tiranë me 7,232.83 lekë për frymë zë vendin e parë, e pasuar nga prefektura Gjirokastër me 2,704.91 lekë për frymë dhe më tej Durrësi dhe Vlora përkatësisht me 2,264.66 lekë për frymë dhe 1,524.80 lekë për frymë. Referuar dëmeve të paguara gjatë vitit 2013 sipas prefekturave, pjesën më të madhe të dëmeve të paguara e ka prefektura e Tiranës me 60.57%, e pasuar nga prefektura Vlorë me 6.86%.

Ky është viti i shtatë radhazi që AMF prezanton për lexuesit këtë botim. Ai është publikuar për herë të parë me të dhënat e vitit 2007 dhe ka vazhduar të përpunohet dhe pasurohet çdo vit. /ATSH/
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Kupa e Shqipërisë/ Ndryshojnë oraret e ndeshjeve, Tirana - Bylis dhe Dinamo - Erzeni