"Amnesty International" i kërkoi sot Rusisë të lirojë dy të burgosurit ukrainas të ndaluar në mënyrë të paligjshme në territorin e saj dhe akuzoi Moskën për përfshirje të drejtpërdrejtë në konfliktin në lindje të Ukrainës.
"Ne i kërkojmë qeverisë ruse të lirojë menjëherë dy të burgosurit që janë marrë në Rusi që nga territori ukrainas", deklaroi sekretari i përgjithshëm i "Amnesty International", Salil Shetty në një konferencë shtypi në Moskë.
Bëhet fjalë për piloten e ushtrisë ukrainase, Nadjezhda Savçenko ndaluar në Rusi dhe akuzuar për përfshirje në vdekjen e dy gazetarëve rusë të vrarë në muajin qershor në lindje të Ukrainës. I burgosuri tjetër është kineasti ukrainas, Oleg Sentsov, figurë e lëvizjes së kontestës proevropiane në sheshin "Maidan" në Kiev, arrestuar në Rusi pasi u akuzua për projekte terroriste në Krime, gadishulli ukrainas aneksuar në muajin mars nga Rusia.
"Ne mendojmë se ata janë marrë në mënyrë të paligjshme nga Ukraina dhe janë ndaluar në bazë të akuzave të ngritura. Ne kërkojmë riatdhesimin e tyre të menjëhershëm në Ukrainë", theksoi ai.
"Amnesty International" ka akuzuar gjithashtu edhe forcat ukrainase si dhe separatistët për krime lufte duke i kërkuar gjithashtu Kievit të ndërpresë abuzimet e kryera nga batalionet e vullnetarëve që operojnë përkrah ushtrisë.
"Ne kërkojmë hetim të plotë mbi krimet e luftës të kryra nga të dy palët", theksoi Shetty.
Rusia është përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe në mënyrë aktive në këtë konflikt dhe është një prej palëve", sipas zyrtarit të "Amnesty International"./ATSH/
/Shqiptarja.com