55  të dënuar në burgun e Burrelit i kanë dërguar këtë të hënë një letër Ministrisë së Drejtësisë, në kuadër të "Vitit të Skënderbeut". 

Sipas letrës që disponon Report Tv, firmëtarët e këtij peticioni shprehen se kushtet e vendosura në amnistinë e propozuar nga Ministria e Drejtësisë janë të tilla që ata nuk i plotësojnë dot. Të burgosurit shprehen më tej se janë dënuar dhe hetuar padrejtësisht, cka sipas tyre ua bën të pamundur që të përfitojnë nga amnistia.

Të dënuarit në Burgun e Burrelit denoncojnë se Gjykata e Dibrës dhe e Matit kanë dhënë dënime më të rënda për të njëjtat vepra penale, krahasuar me gjykatat e rretheve të tjera, përfshi dënimet për trafik narkotikësh apo dhunë në familje.

Letra e të burgosurve, drejtuar Ministrisë së Drejtësisë

Firmat e të të burgosurve