
Bashkimi Evropian kërkon që qeveria shqiptare të rishikojë draftin aktual që ka paraqitur për konsultim për amnistinë fiskale dhe penale në vend.
Përmes një reagimi për Report Tv BE nënvizon se duhen vijuar konsultimet për rishikim.
“Bashkimi Evropian ka shqetësime serioze për draftin aktual të ligjit për amnisti fiskale. Ne do të vazhdojmë konsultimet me strukturat përkatëse të qeverisë për të rishikuar këtë legjislacion”
Lajmi kryesor:
Mazhoranca, takim me ambasadorët në Tiranë për amnistinë fiskale! Delegacioni i BE: Të shqetësuar për këtë draft, duhet rishikuar! Tabaku: Opozita mos ta votojë










