Amnistia Fiskale e Qeverisë, Enno Bozdo në ‘5 pyetjet’: Bankat e nivelit të dytë, të ekspozuara! Institucionet ndërkombëtare mund t’i penalizojnë, sikur t’i heqin nga SWIFT

Amnistia Fiskale për të cilët mazhoranca po i bën të gjitha përpjekjet për ta miratuar sipas anëtarit të Kryesisë së Partisë Demokratike Eno Bozdo do të dëmtojë imazhimin e sistemit bankar në Shqipëri, i cili madje mund të ketë edhe penalizime. I ftuar në emisionin ‘5 pyetjet’ të gazetarit Ilir Babaramo në Report Tv Bozdo deklaroi se për bankat shqiptare masat mund të ishin njëlloj sikur të largoheshin nga sistemi SËIFT.  

“Banka e Shqipërisë duhet të ndjekë disa rregulla që janë të përcaktuara qartë nga ndërkombëtarët. Me këtë amnisti që kërkon të bëjë qeveria detyrohen bankat e nivelit të dytë që të vijë dikush me 2 mnln euro dhe ta depozitojë në llogari pa e pasur të drejtë të pyesë. Ndërkohë që sot është disa mijëra euro limiti.  Bankat shqiptare mund të kenë pasoja të rënda, është njëlloj sikur të përjashtohen nga SËIFT. Që edhe kjo mund të ndodhë”, tha Bozdo duke iu referuar SWIFT që është  Shoqëria për Telekomunikacionin Financiar Ndërbankar në Botë, që është një sistem komunikimi, që lehtëson pagesat e shpejta ndërkufitare, duke bërë që tregtia ndërkombëtare të zhvillohet më lehtë.

Bozdo tha se mazhoranca kërkon ta miratojë këtë amnisti sepse ka interesa shumë të mëdha ekonomike dhe elektorale

“Vendet e tjera e kanë bërë amnistinë kur janë pjekur disa kushte. Ka ndryshuar niveli ekonomik i shoqërisë. Vendet bëjnë një amnisti një herë në 30-40 ditë. Ndodhin kur kalon nga një nivel zhvillimi në një tjetri.  Kur ti nuk i bie në hak të ndershmit dhe e dyta të bihet dakord që një amnisti tjetër nuk do të bëhet për nja 30-40 vite të tjera. Institucionet ndërkombëtare më të rëndësishme e kanë ngritur alarmin për këtë projekt të Qeverisë.  Për çfarë duhet të futet Shqipëria në një komplikacion kaq të rëndësishëm me partnerët ndërkombëtarë? Për mua ka interesa shumë të mëdha kjo qeveri. E bërë bashkë me projektin tjetër atë të ‘pasaportave të arta’ bëhet edhe më e rrezikshme”, vijoi Eno Bozdo, i cili nënvizoi se kjo nismë bëhet edhe më e pakuptimtë kur bankat shqiptare nuk kanë probleme me likujditetin pasi sipas tij sistemi ynë bankar është mbi likuid.

Në fund Bozdo tha se opozita duhet të jetë e bashkuar kundër kësaj nisme të mazhorancës.

“Shpresoj shumë që opozita minimalisht në këtë lloj iniciative të jetë e bashkuar. Ka për të qenë një provë e fortë për të gjithë opozitarët”, tha anëtari i kryesisë së PD Eno Bozdo në intervistë në Report Tv.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja