Hyrja në fuqi e ligjit për “Dhënie Amnistie” do të sjellë pushimin automatik të procedimeve penale që prokuroria e Tiranës dhe ajo e përgjithshme ka për deputetin Tom Doshi, Mark Frroku si dhe kreun e shoqatës së ish-të përndjekurve politikë Besim Ndregjoni.
Po kështu amnistia do pushojë dhe akuzat penale të ngritura ndaj 5 protestuesve të opozitës Andi Kuka, Xhulian Cela, Suzana Dimushi, Arben Hajdari dhe Aurel Filaj, të proceduar nga policia për “Shkatërrim të pronës”.
Mësohet se deputeti Tom Doshi akuzohet për “Kallëzim të rremë” kundër kreut të Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta. Kjo vepër penale përmbush kriteret për tu amnistuar dhe për pasojë në muajin janar, ish-deputeti i përjashtuar nga PS Tom Doshi, do të zhvishet nga akuza. Ndërkohë I njëjti mekanizëm do të ndodhë edhe me deputetin tashmë të dorëhequr Mark Frroku, ku ky i fundit akuzohet për “Kallëzim të rreme” dhe “Deklarim të rremë”.
Frroku, ishte protagonist në skenarin për të ngritur akuzë kundër Ilir Metës, por shumë shpejt ai ka ndryshuar qëndrim. Ndërsa ndaj tij po vijojnë hetimet edhe për akuza të tjera si vrasje me paramendim të shtetasit shqiptar Aleksandër Kurti në Belgjikë, Pastrim parash, Mosdeklarim të pasurisë dhe ndërtim pa leje. Kjo akuzë pritet të amnistohet në muajin janar të 2016 dhe se gjykimi ndaj Frrokut do të vijojë vetëm me tre akuza.
Nga amnistia do të përfitojë dhe Besim Ndregjoni i cili tashmë akuzohet për veprën penale të “Thirrjes publike për nxitjen e dhunës”. Kjo pasi Ndregjoni ishte njeriu që i pari u bëri thirrje simpatizantëve të PD të mbledhur në protestë, për tu drejtuar drejt ministrisë së Brendshme me qëllim prishjen e bunkerit të ndërtuar në mes të Tiranës, nga qeveria e Edi Ramës.
Fill pas kësaj thirrje, turma e njerëzve është drejtuar drejt bunkerit ku dhunshëm kanë shkatërruar bunkerin prej betoni. Mirëpo shumë persona, gjatë këtij sulmi u kthyen dhe ndërtesës së ministrisë së Transporteve, duke e sulmuar me gurë, ku kanë thyer xhamat dhe dritaret e zyrave. Menjëherë pas protestës policia e Tiranës ka shoqëruar kreun e shoqatës së ish-të përndjekurve politikë Besim Ndregjoni, ku pas marrjes në pyetje të tij është ngritur akuza e “Thirrjes publike për nxitjen e dhunës” dhe se materialet hetimore i kaluar prokurorisë së Tiranës.
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com