Ana e fshehur e votës!

Ana e fshehur e votës!

Foto Ilustruese

Jam ulur në një tarracë hoteli buzë detit. Dëgjoj një nonë që pyet një gocë të re pas një muhabeti për dike që nuk iu paguan qiranë e shtëpisë. Kur bëhen zgjedhjet?

Heq sytë nga libri dhe e shoh. Ç'ne kjo me zgjedhjet?

E nejse.

Pas pak: Kur bëhen zgjedhjet?

E çfarë më gjeti? Nuk më le të punoj.

Njerëzit mezi i presin zgjedhjet lokale ose të përgjithshme.

Mos i nënvleftësoni.

Popull i zgjuar.

As i ha barku për partitë, politikën, idetë, reformat absurde, e budalliqe të këtilla. Nuk gënjehet shqiptari me libra, me ide, me përralla. Të gjitha i duken njësoj pasi është zhgënjyer disa herë.

Duhet shumë punë t'i mbushësh mendjen se je ndryshe. E përse duhet të të besojë? Mos ke yll në ballë?

Jo ore jo.

Mezi i pret sepse atëherë i rregullon hallet e veta mesa mundet. Tund votën për të zgjidh hallin e ndonjë çatie të prishur, të ndonjë punësimi, të ndonjë rruge me pak asfalt, të ndonjë ndihme sociale e kështu me radhë. Hallet e vogla të mëdha të jetës të përditshme.

Kjo ka edhe të keqen e vet. Të pushtetshmit i degjojne hallet vetem ne fushata elektorale. Me keq, shume prej tyre nuk i zgjidhin me pare sepse pastaj si do ta shkembejne mallin: me jep voten te zgjidh hallin. Më keq, ca u krijojnë halle njerëzve që të kenë me çfarë t'u marrin votat.

Mezi pret ta shesë votën. Vota te ne per popullin eshte si leter me vlere me te cilen mund te "blesh" ca shërbime e ndonjë të drejtë të vogël që në fakt të takon, por nuk ta japin.

Vota është si indulgjencat e kishës në mesjete. Është i zgjuar populli. Budalla është ai që kujton se populli i zgjuar është budalla.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar