Ana Kodra, magjia shqiptare e
Junior Eurovision.Votoni online

Ana Kodra, magjia shqiptare e<br />Junior Eurovision.Votoni online<br>
Këtë të dielë, më 26 nëntor në Tbilisi të Gjeorgjisë mbahet finalja e madhe e ”Junior Eurovision 2017” (Eurovizioni për Fëmijë).

Pjesë e këtij festivali është edhe Shqipëria me përfaqësuesen e saj, Ana Kodra. 10-vjeçarja me trup të vogël por me një zë potent e cilësuar nga kritikët si Vaçe Zela e skenës shqiptare, ka rrëmbyer vëmendje me këngën e saj. Bukuroshja do ta përfaqësojë Shqipërinë me këngën ”Mos ma prekni pemën” ose në anglisht “Don’t touch my tree”, është vlerësuar nga kritika, si një nga këngët pretendente të këtij edicioni.

Mënyra se si ta ndihmojmë ne Anën nga Shqipëria, është e thjeshtë, përmes votimit në internet. (Linkun e gjeni më poshtë). Votimi është hapur dhe mbyllet të dielën para nisjes së natës finale. Faza e parë e votimit do të jetë e hapur deri të dielën (26 nëntor), ora 16:00.

Votimi i publikut ka 50% të pikëve që secili fëmijë konkurent do të marrë. Prandaj, mos kurseni votën për Anën pasi një talent si ajo e meriton një sukses në këtë festival. Marrë nga Koha Jonë

Këtu votohet 

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë