Anaidi i BB6 lë Joanën: Jam “single”

Anaidi i BB6 lë Joanën: Jam “single”
Fituesi i edicionit të gjashtë të spektaklit të “Big Brother”, Anaidi pas daljes nga shtëpia më shumë se për fitoren po komentohet për deklaratën që ka bërë në lidhje me Joanën.

Anaidi brenda shtëpisë krijoi një lidhje me Joanën, por siç duket kjo ka qenë diçka kalimtare, pasi menjëherë pasi ka dalë jashtë ai u shpreh:- “Jam Single”.

Gjatë inetrvistës së tij në “Fun Club”, fituesi ka theksuar se ai nuk ka menduar për ndonjë lidhje dashurie brenda shtëpisë por vetëm për tu shfaqur sa më fuqishëm.

Në lidhje me vendimin ndaj Jonaës ai u shpreh se në momentin që dy prindërit e tij u përballën me Joanën brenda shtëpisë, ai kishte kuptuar se në marëdhënien me të kishte diçka që nuk shkonte.

Më tej Anaidi theksoi faktin se jashtë shtëpisë atë e pret një “mikeshë speciale”, të cilën e shikon më shumë sesa një femër për të kaluar disa ditë të bukura.

“Joana ka qenë zgjedhja ime aty brenda, ku janë aq pak zgjedhje”, ka thënë fituesi i 100 milionëve.

Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk