Anaidi i BB6: "Nuk do të krijoj lidhje brenda shtëpisë"

Anaidi i BB6:
Në mes befasive që ndodhin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, atë të Big Brother-it, ajo që padyshim tërheq vëmendjen dhe komentohet së shumti është dhe afeksioni që krijojnë banorët për njëri-tjetrin.

Eldora dhe Shpendi janë dy pej banorëve të cilët po nisin një lidhje së bashku.



Kjo gjë nuk ka mbetur pa u komentuar nga banorët e tjerë, të cilët kanë filluar të flasin për konceptin e lidhjes në përgjithësi.

Marselini është shprehur se edhe nëse do të ishte beqar nuk do të dëshironte të krijonte një lidhje brenda shtëpisë.

Sipas tij i duket e pakuptimtë të ndajë krevatin me dikë që e njeh për pak kohë.

Si një kundërpërgjigje ndaj Marselinos një tjetër banor, Anaidi ka thënë që ai se ka këtë problem pasi nuk ka grua në shtëpi.



“Pavarësisht kësaj jam munduar të ruaj distancën”:- ka shprehur Anaidi.

Në bisedën mes Anaidit dhe Marselinit është përfshirë dhe Elena, e cila ka thënë se për të më shumë vlerë ka puthja që jepet me ndjenjë sesa një kontakt fizik, i cili mund të jetë vetëm aq.

Anaidi ka mohuar në mënyrë të prerë faktin se mund të ketë diçka intime brenda shtëpisë me ndonjërën prej banoreve.



Më tej Marselini ka zbuluar se ai nuk është i martuar akoma dhe ka ndërmend që sapo të dalë nga BB6 ta bëjë këtë gjë.

(b.t/shqiptarja.com)

4/3
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim