Një problem që po haset në ditët e sotme dhe që prej vitit 1978 në Evropë edhe në Shqipëri është përdorimi i termit analfabetizëm funksional. Mirëpo, kjo nuk do të thotë që në vendin tonë ky fenomen nuk ka ekzistuar edhe më herët.

Sipas një raporti që doli nga Banka Botërore, 5 vjet më parë, sipas të cilit, 57% e 15-vjeçarëve në Shqipëri janë analfabetë funksionalë.

Gazetari kritik Agim Baçi jep shpjegimin e tij për analfabetët:

Nuk është analfabet që nuk shkruan e nuk lexon, por që nuk di kuptimin e asaj që shkruan apo që lexon. Ne e kemi trashëgimi këtë analfabetizmin funksional për shkak se vijmë nga diktatura, ku njerëzit nuk mendonin, por vetëm tundnin kokën. Kjo është pasqyruar më vonë.

                                     Agim Baçi

I gjithë ky studim u bazua tek eseja, pra dhënia e mendimit individual për një tematik të caktuar.

Shumica e pedagogëve ankohen për studentë që të kenë mendimin e tyre, thjesht riprodhojnë fjalët.       

                             Agim Baçi

Mirëpo si të kuptojmë se si funksionon një analfabet funksional?

Nuk kupton atë që i kërkohet, nuk ka aftësinë për të transmetuar siç duhet një problematikë dhe kjo sjell një zinxhir moskuptimesh. Një analfabet funksional nuk është vetëm i keqi i vetes, por edhe i të tjerëve që e rrethojnë.

                              Agim Baçi

Ku gjenden sot analfabetët funksionalë dhe deri në ç’kategori të shoqërisë dhe jetës publike?

Po të ishte bërë në moshë më të madhe studimi, gjendja do të ishte më e rëndë. Nuk është rastësi që studimi u krye me nxënës të moshës 15 vjeç, pasi është mosha kur formohet karakteri. Unë mendoj se duhen kthyer sytë tek arsimi dhe formimi individual dhe i njerëzve që dinë të mendojnë vetë.

                                       Agim Baçi