Analiza e ‘Financial Times’: Ndonjëherë tregtisë i duhen armët amerikane më shumë se sa vlerat evropiane

Analiza e ‘Financial Times’: Ndonjëherë tregtisë i duhen armët amerikane më shumë se sa vlerat evropiane

Stërvitje e NATO-s

Zëra të pakënaqur midis aleatëve të Amerikës në Evropë dhe Japoni, po krijojnë një narrativë rreth SHBA-së dhe tregtisë globale, e cila po përforcohet edhe nga kundërshtarët e Amerikës sikurse është Kina. Narrativa është me pak fjalë kjo: Shtetet e Bashkuara synojnë në mënyrë cinike që të përmbysin ekonominë botërore me subvencione që e deformojnë tregun. Po ashtu ajo synon që të degradojë një institucion si Organizata Botërore të Tregtisë dhe të përdorë kontrollet e eksporteve për të ndjekur politika të jashtme agresive, nga të cilat përfitojnë kryesisht vetëm kompanitë amerikane. Nëse teprohet me këto veprime, atëherë këto janë kritika legjitime. Megjithatë mbetet një kundërvënie themelore ndaj këtij pretendimi. Ndërsa aftësia e qeverive për ta përdorur tregtinë si një mjet strategjik mbetet e paprovuar, nuk është e tillë nevoja për përdorimin me raste të fuqisë së ashpër ushtarake për të siguruar paqen e nevojshme për tregtinë.

Në këtë aspekt të globalizimit, SHBA-ja mbetet guri i themelit mbi të cilin ngrihet pjesa më e madhe e superstrukturës së tregtisë botërore. Dekada e fundit para pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin, tregoi nevojën për përdorimin e fuqisë së fortë për të krijuar kushtet për të pasur një qasje më të butë. E përballur me një diktator gjithnjë e më luftarak në Moskë, Bashkimi Evropian u përpoq që ta tërheqë Ukrainën në orbitën e saj në të vetmen mënyrë që di:nëpërmjet integrimit të saj ekonomik. Për këtë arsye në vitin 2014 u nënshkrua midis Brukselit dhe Kievit “Marrëveshja e Thellë dhe Gjithëpërfshirëse e Tregtisë së Lirë”. Por edhe pas aneksimit të mëpasshëm të Krimesë nga Rusia, politika e Bashkimit Evropian e “autonominë strategjike”, e nisur që në vitin 2020, mbështetej kryesisht në ushtrimin e ndikimit nëpërmjet tregtisë, rregullimit dhe vlerave së saj themeltare.

Paralajmërimet nga shtetet anëtare të Evropës Qendrore dhe Lindore për kërcënimin e vazhdueshëm nga Rusia, në përgjithësi u shpërfillën. SHBA-ja nuk ishte e vetme në armatosjen dhe stërvitjen e ushtrisë ukrainase pas vitit 2014, por sigurisht që ajo luajti një rol udhëheqës. Pa mbështetjen amerikane, me shumë gjasa Kievi do të ishte sot Putingrad, Bashkimi Evropian do të ishte zhytur në krizë, me elementët e saj në rritje pro-rusë, që do të kërkonin me siguri një qasje tolerante ndaj Moskës, në një kohë që zgjerimi i tregut të tij të përbashkët, do të ishte bllokuar përgjithmonë në kufirin e saj lindor. Për më tepër, një Kinë e inkurajuar nga këto zhvillime, do të ishte akoma më e sigurt për suksesin e aneksimit të ishullit të Tajvanit, me të gjitha pasojat katastrofike për tregtinë në rajonin me rritjen më të shpejtë ekonomike të botës dhe në tregun global të disa elementëve shumë jetikë për zhvillim aktual të teknologjisë, sikurse janë gjysmëpërçuesit.

Të paktën BE-ja e ka njohur tani rolin e domosdoshëm të Amerikës përmes deklaratës së kësaj jave BE-NATO, duke pohuar rëndësinë e madhe që ka lidhja transatlantike. Sigurisht, me joshjen  e saj ekonomike, politike dhe kulturore (sigurisht edhe me paratë) unioni do të jetë një pjesë jetike e zhvendosjes së Ukrainës së çliruar nga orbita e Rusisë. Por garancia e një të ardhmeje të sigurt do të mbështetet me siguri, në mënyrë të hapur ose jo tek NATO dhe Shtetet e Bashkuara. Nisur nga ndërhyrjet e dikurshme të pasuara nga proceset e rindërtimit – luftërat në ish-Jugosllavi në vitet 1990, apo edhe pushtimi fatkeq i Afganistanit në 2001 – janë amerikanët ata që gatuajnë darkën, ndërsa evropianët ndihmojnë me larjen e pjatave.

Natyrisht që ka edhe raste si Iraku, kur SHBA-ja e shkatërron kuzhinën, ndërsa disa vende evropiane i kërkojnë që të ndalojë. Është disi surreale që zëvendëspresidenti i BE-së për Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane, Frans Timmermans, të postojë në Tëitter një deklaratë nëlidhje me nevojën e ‘rindërtimit të gjelbër’ në Ukrainë pas luftës. Ta kufizosh veten vetëm tek larja e enëve në një darkë është një gjë. Por fiksimi pas natyrës miqësore ndaj mjedisit të “detergjentit’, e çon pak më larg ngritjen e vlerave mbi sigurinë. Edhe në kohë gjeopolitike më të qeta, është e pamundur të shpërfillet kontributi ushtarak i SHBA-së në sigurinë e tregtisë civile.

Shembulli më i dukshëm për këtë, është roli disa dekada i vjetër i Marinës Amerikane në patrullimin e rrugëve detare të përdorura nga anijet tregtare. Sipas vlerësimeve që bën Qendra për Zhvillimin Global, Shtetet e Bashkuara janë deri më sot mbrojtësja kryesore e rrugëve detare. Ajo shpenzon gati 0.2 për qind të të ardhurave kombëtare bruto, përkundrejt një mesatareje prej 0.015 për qind në mesin e 40 vendeve më të fuqishme të botës, gjë që ndihmon në vendosjen në një kontekst pak më të madh të një buxhetit relativisht të ulët për ndihmën e huaj. Në fakt nuk është hera e parë që një fuqi e madhe ushtarake e përdor forcën për të mundësuar tregtinë në Evropë. Perandoria Romake siguroi paqen (por edhe shumë rrugë) për zgjerimin e tregtisë në të gjithë kontinentin. Ndërkohë mongolët siguruan Rrugën tokësore të Mëndafshit, duke e lidhur Evropën e Mesjetës me Azinë Lindore.

Evropa për të mos folur për pjesën tjetër të botës, nuk është një lloj hapësire kaotike e lirë për të gjithë, që kërkon një hegjemon global që të sigurojë rendin. Por në disa teatro të konfliktit dhe tregtisë, falë autokracive ekspansioniste si Rusia, ekzistojnë më shumë kërcënime sigurie ndaj tregtisë globale që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Përpjekjet e SHBA-së për ta përdorur tregtinë si një armë, janë subjekt legjitim për kritika. Por nuk mund të kritikohet përdorimi i armëve prej saj, për të siguruar kushtet për të bërë tregti në Evropë dhe me gjerë. FT

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja