Analiza e një sondazhi dhe rezultati pas zgjedhjeve

Analiza e një sondazhi dhe rezultati pas zgjedhjeve

Rezultatet perfundimtare dhe sondazhi i Piepoli në Report TV

Po risjell në vëmendje të lexuesit një analizë që kam bërë dhe botuar në Shqiptarja.com më 19 mars 2021 me titull “Dy listat e Opozitës së Bashkuar, bonus i hatashëm për Partinë Socialiste”

Pjesë nga artikulli:

… Deri në ditën e sotme, kemi në dorë vetëm një sondazh me të dhëna për çdo zonë zgjedhore. Kur them zonë zgjedhore kam parasysh 12 zonat zgjedhore në bazë qarku, pra zonat në bazë të të cilave ndahen mandatet e deputetëve. Llogaritja me përqindje, për subjektet zgjedhore, në rang kombëtar është i gabuar, për më tepër “i gënjeshtër” ose të ngopesh me lugën bosh.

Se, për shembull, mund të kesh marrë në rang kombëtar 4% të votave, por në Tiranë ke marrë vetëm 2.5% dhe në Qarqet e tjera më pak se 6%, rezultati është zero kandidatë.

Ndërsa, nëse ke marrë vetëm 1.1% të votave në rang kombëtar (siguron kalimin e pragut) dhe në Fier, për shembull, ke marrë 6.3%, atëherë ke marrë një deputet. Duke pranuar të mirë qenë rezultatin që jep sondazhi i Piepolit transmetuar në Report TV, ditën e mërkurë dt. 17. 03.2021, dhe ndryshimi që i bëj metodologjisë së llogaritjeve (shiko artikullin e plotë shqiptarja.com. dt. 19 mars 2021) marrim këtë tabelë me mandatet e dy subjekteve të opozitës së bashkuar:

27 prill 2021, zgjedhjet kanë mbaruar, llogaritjet janë bërë dhe gjithkush shikon rezultatin e tyre. Ja tabela për Koalicionin PD+AN dhe LSI

Siç shikohet nga rezultatet, tashmë të certifikuara nga KQZ, sondazhi Piepolit transmetuar në Report TV, ditën e mërkurë, dt. 17. 03.2021 (por edhe sondazhet e mëvonshme të këtij instituti) me ndryshimin e metodologjisë së përllogaritjes nga ana ime (shiko artikullin e plotë shqiptarja.com. dt. 19 mars 2021) kanë dhënë rezultat shumë të saktë.

Gabimet, nëse i quajmë të tilla, janë shumë pak dhe të justifikueshme po të kemi parasysh dinamikën e mandateve të LSI në Fier dhe Shkodër dhe humbjen e një mandati në Durrës, pra, siç thuhet, brenda marzhit të gabimit në një sondazh.

2. Një ushtrim për shpërndarjen e mandateve të deputetëve

Tani që shpërndarja e mandateve është bërë e njohur, vëmëndja e publikut është përqëndruar në listën fituese për çdo subjekt zgjedhor. Janë të shumtë ata që duanë të dinë se si bëhet lista, si funksionon thyerja e listës etj. Po mundohem që, me një ushtrim të thjeshtë, të mund të jap ndihmesën time në këtë drejtim. Për konkretizim po marr Qarkun e Tiranës (ka shumë kandidatë) dhe subjektin politik Partia socialiste (ka fituar shumë mandate).

Numrat me ngjyrë jeshile (nga 1 deri 12) janë kandidatët e listës “fituese” dhe, njëkohësisht, të mbrojtur nga ligji për shpërndarjen e mandateve ( një e treta e listës), numrat me ngjyrë blu janë ata të renditur nga Partia Socialiste dhe janë në listën “fituese” (kujtojmë që PS ka 18 fitues në Qarkun Tiranë), numrat me ngjyrë të kuqe janë “sfidantët” ose ata që kërkojnë të thyejnë “herësin” (kanë marrë mbi 10000 vota).

Si shpallen fituesit: Në fillim evidentohen ata që poshtë numrit 18 (numri i fundit fitues i listës), pra numrat 19 deri 36 që kanë thyer “herësin”. Të tillë, sipas rendit zvogëlues, janë numrat: 19 , 26, 20, 28, pra katër kandidatë për deputetë bëhen deputetë dhe zënë vendet, respektivisht :

Numri 19 (me 12000 vota) zëvendëson atë që ka më pak vota ndër ata që janë fitues,

numrin 13 (me 3400 vota) jo i mbrojtur

Numri 23 (me 11000 vota) zëvendëson atë që ka më pak vota ndër ata që janë fitues,

numrin 15 (me 3900 vota) edhe ky jo i mbrojtur

Numri 20 (me 10200 vota) zëvendëson atë që ka më pak vota ndër ata që janë fitues,

numrin 9 (me 4000 vota) që është i mbrojtur por ka më pak vota nga fituesit e tjerë që

kanë mbetur pas dy zëvendësimeve (numri 13 dhe numri 15)

Numri 28 (me 10005 vota) zëvendëson atë që ka më pak vota ndër ata që janë fitues,

numrin 6 (me 4300 vota) që është i mbrojtur por ka më pak vota nga fituesit e tjerë që kanë mbetur pas tre zëvendësimeve (numri 13, numri 15 dhe numri 9)

Në këtë mënyrë, tabela fituese e PS në qarkun e Tiranës është:

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda