Vettingu i politikanëve? Rama: Dialogu s'bëhet në TV, por Basha të vijë në tryezë! Rikthimi i Berishës në krye të PD? Humor i zi... Gati të dëshmoj në komisionin hetimor për 25 prillin

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shprehur gatishmërinë për t'u ulur në tryezë me kryedemokratin Lulzim Bashën, për të folur mbi procesin Vettingut të politikanëve. Në përfundim të mbledhjes me drejtuesit politik të qarqeve që ka zgjatur gati 2 orë, Rama tha se nuk ka aktualisht një propozim konkret në dorë, por shtoi se është i hapur të për dialoguar pa asnjë kusht! Megjithatë, kjo dialog, theksoi numri një i qeverisë, nuk përkthehet domosdoshmërisht në një marrëveshje.

"Mendjen nuk ma keni lexuar, se nuk kam shprehur opinion të drejtpërdrejtë për të respektuar një parim që kemi vendosur vetë, që jemi të hapur të diskutojmë çdo gjë, do ulemi me vullnet të mirë, do dëgjojmë argumentet, 2018 ka pasur një propozim, ai është konsideruar jo bindës, nuk dimë gjë për propozimin e ri, janë 3 vjet, gjërat evoluojnë, nëse ka argumente bindës do bëjmë më të mirën. SPAK të bëjë hetimin? Serioziteti që do të jemi të gatshëm të diskutojmë çdo gjë, fillon këtu, do ulemi në tryeze, e kam me të dëgjuar, do ulemi në tryezë, do dëgjojmë, do themi natyrisht atë që mendojmë, do marrim mendimet e ekspertëve dhe do rrimë në konkluzione sa më civile, cilësua e demokracisë. Mund të mos biem dakord duke gjuajtur me gurë dhe duke mos rënë dakord, ne këtë duam", tha Rama.

Ndonëse herë pas herë ka refuzuar që të komentojë atë se çfarë po ndodh në Partinë Demokratike, sot ai ka shprehur keqardhje për zhvillimet në partinë më të madhe opozitare, në një kohë ku Sali Berisha ka shpallur hapur qëllimin e tij për të ri marrë kreun e PD-së. "Humor i zi", e ka quajtur ai.

“Nuk kam asnjë problem lidhur me çfarë ndodh në fushën e Partisë Demokratike. Di t’ju them që nëse do ishin mbledhur humoristët dhe satiristët e gjithë këtij vendi që të shkruanin një pjesë më shumë se si PD mund të katandiset në një objekt keqardhje dhe humori të zi, është ajo që po ndodh sot në Partinë Demokratike”, deklaroi kryeministri.

Nga ana tjetër, ai tha se është i gatshëm që të dëshmojë në Komisionin Hetimor të 25 prillit, të ngritur nga opozita, megjithatë shtoi se cilësimet si "masakër zgjedhore" është një propagandë që nuk e rrëzon atë që është fakt, PD-ja ka humbur zgjedhjet.  

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:06
Helmimi masiv i qytetarëve nga uji në Krujë, Rama: Qeveria bëri investimin, ujësjellësi ka përgjegjësinë të sigurojë cilësinë! Çështja nën hetim administrativ

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas situatës së krijuar në Krujë, ku qindra qytetarë u helmuan nga uji i pijshëm. Në një prononcim për mediet, teksa u pyet nëse inagurimi i Ujësjellësit të ri në Krujë ishte vetëm për fushatë elektorale, kreu i qeverisë tha se tjetër gjë janë ndërtimet e ujësjellësve dhe tjetër gjë sigurimi që uji është në parametrat e duhura. Për këtë shtoi kreu i qeverisë ka përgjegjësinë Ujësjellësi dhe se në dijeninë e tij ka nisur një hetim administrativ për çështjen.

'Sipas jush nuk duhej ndërtuar ujësjellësi i ri apo ndërtimi i ujësjellësit të ri ka sjellë këto probleme!? Janë dy gjëra të ndryshme, të ndërtosh një sistem të ri ujësjellësi dhe të çosh ujin nëpër shtëpia është një gjë dhe pastaj të sigurosh që uji është në të gjithë parametrat në mënyrë të vazhdueshme është një gjë tjetër. Qeveria ka bërë investimin për sistemin e ri të ujësjellësit, ujësjellësi vetë ka detyrime të tjera. Kjo është një gjë në hetim adminsitrativ për të kuptuar se çfarë ka ndodhur por që ti lidhësh këto të dyja më duket pak si e pakuptimtë. Është njësoj sikur të thuash pas ndërtimit të një rruge të re janë rritur aksidentet nga rritja e shpejtësisë. Tani e ka fajin rruga e re apo është një tjetër aspekt që duhet trajtuar me shumë seriozitet por që nuk mund të jetë një arsye që të themi më mirë mos të ishte ndërtuar rruga e re.'- tha Rama.

Uji i pijshëm në Krujë, që helmoi mbi 500 qytetarë, rezultoi me ngarkesë bakteriale të esheria koli dhe streptokokut fekal. Report Tv siguroi rezultatin e analizave mikrobiologjike të kryera nga Instituti i Shëndetit Publik, ku bëhet me dije se uji është ndotur në depon e qytetit të Krujës dhe më pas i është shpërndarë qytetarëve nëpër çezma.

Ora 19:55
Rikthimi i Berishës në krye të PD, Rama: PD është katandisur në një objekt keqardhjeje! I gatshëm që të dëshmojë në Komisionin Hetimor të 25 prillit

 

Kryeministri Edi Rama ka folur pas mbledhjes me drejtuesit e qarqeve.

Vettingu në Politikë? Mendjen nuk ma keni lexuar, se nuk kam shprehur opinion të drejtpërdrejtë për të respektuar një parim që kemi vendosur vetë, që jemi të hapur të diskutojmë çdo gjë, do ulemi me vullnet të mirë, do dëgjojmë argumentet, 2018 ka pasur një propozim, ai është konsideruar jo bindës, nuk dimë gjë për propozimin e ri, janë 3 vjet, gjërat evoluojnë, nëse ka argumente bindës do bëjmë më të mirën. SPAK të bëjë hetimin? Serioziteti që do të jemi të gatshëm të diskutojmë cdo gjë, fillon këtu, do ulemi në tryze, e kam me të dëgjuar, do ulemi në tryezë, do dëgjojmë, do themi natyrisht atë që mendojmë, do marrim mendimet e ekspertëve dhe do rrimë në konkluzione sa më civile, cilësua e demokracisë. Mund të mos biem dakord duke gjuajtur me gurë dhe duke mos rënë dakord, ne këtë duam.

Komisioni për 25 prillin? Nuk kam asnjë problem, unë nuk kam pasur një ftesë, por jam patjetër në dispozicion. Nuk kam asnjë problem për gjërat do më kërkohet për të thënë atë që unë kam për të thënë. Nuk kam probleme. Ai është një komision që është ngritur me kërkesën e opozitës. E dimë si kanë rrjedhur ngjarjet.

Ai është një komision që është ngritur me kërkesën e opozitës. E dimë si kanë rrjedhur ngjarjet. Nuk ka jo vetëm qytetarë të angazhuar në zgjedhje në krahun tonë, apo të angazhuar në zgjedhje si një votues i lirë, pa qenë i lidhur drejtpërdrejtë me një parti, por nuk ka as mes demokratëve dhe kjo del për ditë e më e qartë se PD ka humbur zgjedhjet. Pastaj këto historitë me masakra dhe përralla të tjera janë propagandë që është puna e tyre. 

Berisha në krye të PD? Nuk kam asnjë koment se çfarë ndodh në fushën e PD, por nëse do ishin mbledhur humoristët dhe satiristët që të shkruanin një pjesë me shumë seri se PD mund të katandiset në një objekt keqardhje, është ajo që po ndodh në PD.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare