Analiza, ja qarqet ku mbështetësit
braktisën fushatën e PS

Analiza, ja qarqet ku mbështetësit<br />braktisën fushatën e PS
Ekspertët e Partisë Socialiste ka konstatuar një angazhim të dobët të mbështetësve të saj në fushatën për zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit. Sipas raportit kofidencial për zgjedhjet, në nivel kombëtar, vetëm 60 e mbështetësve të PS janë angazhuar në fushatën e saj elektorale. Qarqet pararojë në angazhimin më të madh të mbështetësve janë Durrësi me 88.9% dhe Shkodra me 85.6%, ndërsa ato me angazhimin më të vogël të mbështetësve janë Dibra me 48.0% dhe Fieri me 49.3%.

“Padyshim që këtu ka ndikuar edhe situata e përgjithshme politike në prag të zgjedhjeve ku ndër elementët më kryesorë ishte pasiguria për pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje. Ky element, ishte thelbësor në krijimin e perceptimit për një fitore të lehtë të PS përkundrejt forcave të tjera politike pjesëmarrëse në zgjedhje, i cili perceptim mbizotëroi edhe pas regjistrimit të opozitës në zgjedhje.

Pasqyrimi i këtij perceptim ishte niveli i ulët i angazhimit të mbështetësve të PS në fushatën elektorale. Vetëm 60% e mbështetësve të PS u bënë pjesë aktive e fushatës së PS. Angazhim më të lartë në fushatë treguan koordinatorët elektoralë 96% e të cilëve u përfshinë aktivisht në fushatë. Pozitiv dhe inkurajues për të ardhmen është edhe niveli prej 78% i angazhimit të FRESSH në fushatën e PS”, thuhet në raport. Megjithatë, pavarësisht angazhimit të ulët të mbështetësve në fushatë, efiçenca tyre në arritjen e rezultatit përfundimtar për zgjedhjeve rezulton se ka qenë e mirë.

Qarqet që shtuan mandate 
Qarqet që shtuan mandate deputetësh në krahasim me zgjedhjet e 2013-ës për PS ishin: Vlora, Durrësi dhe Tirana me nga 2 mandate secili dhe Fieri, Elbasani dhe Lezha me nga 1 mandat. Në aspektin e votës popullore Partia Socialiste në këto zgjedhje arriti të shtojë më shumë se 51 mijë vota më shumë se në zgjedhjet e kaluara politike pavarësisht faktit se në këto zgjedhje morën pjesë rreth 250 mijë votues më pak se në zgjedhjet e kaluara. “Vlerësim i potencialit elektoral të PS dhe përcaktim i objektivave për çdo OS ishte procesi që parapriu fushatën elektorale të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 2017-ës për Kuvendin e Shqipërisë.

Projektimi i numrit të votave potencialisht të arritshme për çdo OS ishte gjithashtu pjesë e këtij procesi. Realizimi i objektivit elektoral u arrit në 6 qarqe: Berat, Durrës, Gjirokastër, Kukës Lezhë dhe Vlorë. Nga 3,828 OS në të gjithë vendin vetëm 1,657 ose 43.3% prej tyre arritën objektivin elektoral të PS”, vijon raporti.

Po ashtu, puna për mbledhjen e votave të reja nga zgjedhësit të afërt me Partinë Socialiste që nuk kanë votuar në 2013 ose që votonin për herë të parë në 2017 raportohet të ketë qenë relativisht e mirë. Kryetarët e OS në raportimet e tyre evidentojnë afërsisht 60 mijë vota të reja për PS nga këto dy grupime.

Faktori që ndikoi negativisht
Sipas raportit, angazhimi i pakët i pushtetit lokal në fushatë, fenomene si premtimi i votës në këmbim të favoreve apo punësimi u shfaqën si barriera kryesore në mos arritjen e objektivave elektoralë. Analiza post zgjedhore e disa qarqeve evidenton edhe një element tjetër si ai i nivelin të ulët të pjesëmarrjes.

Mos zbatimi me përpikmëri i skemës së patronazhimit dhe indiferenca e një pjesë të anëtarësisë dhe strukturave për takimet derë me derë me qytetarët, ka sjelle një mos njohje të mirë të terrenit në disa zona ose neglizhencë në përthithjen e votës socialiste. Edhe në këto zgjedhje u vërejt një dispozicion i madh i votave të marra nga disa kryetar bashkish socialistë në zgjedhjet e vitit 2015 dhe votave të marra nga PS në këto bashki në zgjedhjet për kuvend (rasti i Bashkisë Has, etj).
 
Angazhimi i mbështetësve në fushatën e PS
Berat, 65.3%
Dibër, 48.0%
Durrës, 88.9%
Elbasan, 53.7%
Fier, 49.3%
Gjirokastër, 65.2%
Korçë, 65.3%
Kukës, 77.8%
Lezhë, 76.4%
Shkodër, 85.6%
Tiranë, 53.2%
Vlorë, 62.6%  
 
Vota e emigrantëve
 Sipas raportit të PS, Një drejtim tjetër i veprimtarisë elektorale të strukturave të partisë për arritjen e fitores në zgjedhje qe puna me emigrantët. Në zgjedhjet e 25 qershorit në prag të ditës së votimit kanë hyrë në Shqipëri 48568 persona, ose 1130 vetë më shumë se në zgjedhjet e vitit 2013. “Në Greqi e në Itali e kryesisht në disa rajone të tyre është arritur një përvojë e mirë në organizimin e strukturave të partisë dhe në këtë fushatë pati një ridimensionim të punës me emigrantët.

Veprimtaria elektorale për këto struktura erdhi si vijim i punës për riorganizimin e strukturave, të cilat në këtë kuadër bashkëpunuan ngushtë me strukturat e partisë në bashkitë dhe njësitë administrative të vendit tonë”, thuhet në raport. Si rrjedhojë e kësaj pune intensive nga Greqia në votimet e 25 qershorit, në qarqet Vlorë, Gjirokastër, Korçë, Elbasan, Fier, Berat, Tiranë erdhën më se 23000 emigrantë me 2500 – 4000 vetë nga çdo qark dhe afër 2000 të tjerë në qarqet e tjerë.

“Shumica absolute e tyre votuan Partinë Socialiste, çka përmbushi objektivin jo vetëm për pjesëmarrjen por sidomos për votën për PS. Në informacionin e hollësishëm të Finiqit theksohet se erdhën për votime 743 emigrantë dhe 680 prej tyre kanë votuar për PS. Edhe nga strukturat e partisë të Degës së PS Itali, kanë ardhur për të votuar afër 9000 emigrantë”, thuhet në raport.
 
Rekomandime për zgjedhjet e ardhshme  
1. Uljen e fiktivitetit të strukturave dhe motivimin për aktivizim periodik të anëtarësisë..  
 
2.   Përveç raporteve ekzekutivë që japin një pamje dhe vlerësim sintetik mbi organizimin e fushatës elektorale dhe rezultatet e arritura nga Partia Socialiste në qarqe, drejtuesit politikë të qarqeve së bashku me deputetët e zgjedhur duhet të angazhohen në vlerësimin analitik dhe analizën e detajuar të punës individuale të secilës prej strukturave dhe forumeve të PS në qarqet e tyre deri në nivel OS.
 
3. Përgatitja e një metodologjie me procedura standarde dhe të thjeshta për organizimin e elektoral e cila në themel adreson dy procese thelbësore të fushatës elektorale: patronazhimin dhe monitorimin e votimit.
 
4. Rritja e prezencës në komunitet e drejtuesve të forumeve të PS duhet të jetë në fokusin e drejtuesve të strukturave dhe forumeve të PS. Është i nevojshëm tejkalimi i perceptimit nga komuniteti i strukturave lokale të PS (por jo vetëm) si “zyra punësimi”.
 
5. Duke patur parasysh qasjet e reja elektorale të votuesve dhe nevojën për një lidhje të drejtpërdrejtë të strukturave të partisë me qytetarët dhe jo vetëm me votuesit socialist, është e domosdoshme ridimensionimi i strukturave me qëllim patronazhimin e të gjithë qytetarëve të lidhur me territorin ku banojnë fizikisht dhe jo më me qendrën e votimit.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Noizy në kërkim nga autoritetet e Kosovës, Stresi tregon si nisi sherri: Ai na shan nga familja, unë nuk jam servili i askujt

Noizy në kërkim nga autoritetet e Kosovës, Stresi tregon si nisi sherri: Ai na shan nga familja, unë nuk jam servili i askujt