TIRANE- Kryetarët e degëve të Partisë Demokratike në rrethe kritikojnë raportin e analizës për zgjedhjet e 21 qershorit, i cili shmang përgjegjësinë e deputetëve dhe atakon si fajtorë të humbjes, drejtuesit lokalë dhe strukturat në bazë. Kryetari i degës së PD-së në Vlorë, Moisi Meminaj, ai i Durrësit, Osman Stafa, kryetari i Fierit, Luan Baçi, i Korçës Andrea Mano dhe kryedemokrati i Gjirokastrës, Roland Bejko komentojnë për “Shqiptarja.com” gjetjet e raportit të prezantuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani në mbledhjen e kryesisë së PD, fundjavën e kaluar.
Qëndrimi i kryedemokratëve lokalë është se deputetët janë bashkëpërgjegjës të humbjes, gjë e cila duhet të ishte reflektuar në raportin e analizës. Mbajtja e zgjedhjeve në degë cilësohet si një opsion i paarsyeshëm, përsa kohë kryetarët e degëve kanë vetëm 1 vit në detyrë.
/Shqiptarja.com