Në vitin 2013, pas ndikimit edhe në negociatat mes PS-së dhe LSI-së për të marrë pjesë në aleancë ai mori vendimin për të hyrë direkt në politikë, ku u vendos ndër të parët në listat për deputetët të Partisë Socialiste të Qarkut Vlorë.
Në deklaratat e para publike, Kokëdhima tha se nuk do të jetë një politikan kryesor i PS-së por deklaroi se i pëlqente të mbetej një deputet i popullit, siç preferonte ta quante veten
Por menjëherë pas katër muajve të parë të qeverisjes së PS-së, Kokëdhima u involvua dirket në politikën lokale, madje duke pasur edhe raporte të vështira me përfaqësuesit historikë të Partisë Socialiste.
Ai ndikoi thuajse personalisht në zgjedhjen e kreut të qarkut të Vlorës, një kandidaturë që u akuzua fuqishëm nga opozita, gjë që harxhoi energji të mëdha politike për fazën e parë.
Më pas Kokëdhima u vendos në Sarandë, ku realisht dubloi Stefan Çipën, kryebashkiakun e atëhershëm, duke thirrur strukturat e bashkisë dhe partisë dhe krijuar një marrëdhënie të tensionuar me një politikan që ishte nga më klasikët e socialistëve të jugut si Stefan Çipa; ish deputet dhe ish ministër i Brendshëm. (Për ironi të fatit ka qenë pikërisht Stefan Çipa që e ka zëvendësuar sot).
Ky konflikt e detyroi Edi Ramën të ndërhyjë personalisht dhe të thërrasë në Tiranë Çipën, pasi Kokëdhima e spostoi dhe propozoi për kryetare bashkie një kandidaturë që e preferonte ai, por jo strukturat.
Po të mos qe vota e Ksamilit, Saranda ishte gati drejt fitores nga ana e PD-së.
Ndërkaq, një njeri i emëruar nga Kokëdhima u përfshi në një skandal përgjimi që shkaktoi një kosto jo të vogël politike për mazhorancën.
Por influenca e tij nuk u përfshi vetëm në Sarandë ku kishte edhe elektoratin e tij, e zonën zgjedhore, por edhe në Vlorë ku ndikoi personalisht për caktimin e kryetarit të bashkisë së Vlorës, duke sjellë sërish probleme me organizatat socialiste të vjetra.
Kjo pasi, Kokëdhima nisi që herët, krijimin e disa strukturave paralele me organizatat me argumentin se po sillte prurje të reja.
Por kjo solli një përplasje me deputetët e Vlorës, Fatmir Toçin të parin, i cili mbulonte lumin e VLorës, por edhe Valentina Leskajn.
Megjithatë, Koçi Kokëdhima, vetëm përpara një viti arriti të arrinte në postin e të deleguarit të PS-së për qarqet e Jugut, gjë që e shfrytëzoi duke ngritur grupime interesi thuajse në të gjithë territorin ku PS-ja i ka bastione historike.
Por ndërkohë, pas operacionit të madh në Lazarat, Kokëdhima doli në public me tezën e legalizimit të hashashit, gjë që shkaktoi një kosto shtesë për PS-në, pasi Berisha deklaronte se qëndrimet e Koços bëhen me dijeni të lidershipit të PS-së. Edhe pse disa ministra të qeverisë e kundërshtuan këtë tezë, madje edhe Edi Rama publikisht, Kokëdhima vazhdoi të lobonte si në media ashtu edhe në disa aktivitete me njerëz nga disa vende të botës.
Kjo krijoi një situatë amullie jo vetëm në opinionin publik por edhe në disa ambasada të huaja, të cilat në biseda miqësore i kërkuan që të mos e ngrinte tezën e tij të kanabisit të legalizuar.
Ndërkaq, në Kuvend, Koço Kokëdhima, si kryetar i Komisionit më të madh në marrëdhëniet me jashtë, siç ishte Komiteti i Miqësisë Shqipëri-Kinë, loboi me shumë investiturë kinezë, sa u akuzua publikisht nga opozita dhe disa media se ka negociuar edhe për kredinë e rrugës së Arbrit.
Të gjitha këto ishin kosto për mazhorancën, por edhe një ushqim politik për opozitën.
Ndërkohë kjo e fundit dërgoi në Kushtetuese padinë për heqjen e mandatit të Kokëdhimës, pasi sipas saj ai kishte përfituar në kontrata publike.
Ndërkohë që ishte në proces nga Kushtetuesja, çështja e mandatit të tij, Kokëdhima u zgjodh anëtar i Asamblesë, duke u futur direkt si përfaqësues i Vlorës, ndërkohë që ai përfitonte automatikisht si deputet.
Siç duket e ndjente vendimin e Kushtetueses.
Kokëdhima u zgjodh anëtar i Asamblesë së PS-së dhe u propozua si Sekretar për Reformën Strukturore të PS-së, ku mori numrin më të vogël të votave se të gjithë sekretarët e tjerë të PS-së.
Por pikërisht atëherë kur u ngjit më lart në karrierën e tij politike, Kokëdhima do të zbriste shumë shpejt tatëpjetën. Madje, direkt nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Dhe pas këtij vendimi ai nuk vazhdoi më të luftojë nga brenda politikës. Nuk duroi dhe s’e luajtur dot rolin e aktorit të hedhtur, por u kthye të bënte atë që dinte më mirë; të ndikuarin nga jashtë, duke përdorur influencën në biznes dhe opinionin publik…/DailyNews.al
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com