SHKODER - Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku nis turin e analizave vjetore të prokurorive nga Shkodra, aty ku shërbeu deri në 18 dhjetor të 2017, kur edhe u zgjodh në krye të organit qendror të akuzës. Pas Shkodrës, Marku do të jetë e pranishme edhe në prokuroritë e rretheve te tjera.

Analiza në Prokurorinë e Shkodrës vjen tre ditë pas operacionit antidrogë në këtë qytet, ku u sekuestruan në një lokal nate mbi 2 kg kokainë, ndërsa në pranga ranë shtatë persona. 

Arta Marku ka shërbyer për një kohë të gjatë si prokurore pranë këtij institucioni. Ndërsa prej 18 dhjetorit 2017 pasoi Adriatik Llallën në Prokurorinë e Përgjithshme. Marku do qëndrojë në këtë detyrë me mandat të përkohshëm deri në ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. 

arta marku shkoder

arta marku shkoder

arta marku shkoder

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com