Analizë/ Pse AstraZeneca nuk duhet të konsiderohet si një vaksinë e dorës së dytë?

Analizë/ Pse AstraZeneca nuk duhet të konsiderohet si një vaksinë e dorës së dytë?

Për të mposhtur pandeminë, të gjithë shpresojmë në një vaksinim sa më të shpejtë, megjithatë nga frika e sigurisë së vaksinës disa persona mund të heqin dorë nga vaksinimi nëse nuk marrin një vaksinë mARN, por efektiviteti i një produkti duhet të lidhet me rrezikun që paraqet secila kategori.

Në Itali dhe jo vetëm, Gjermania gjithashtu duket se ka të njëjtin problem , ditë pas dite po përhapet ideja se ekzistojnë vaksinat anti-Covid të kategorisë së Parë dhe kategorisë së dytë.

Sipas disa personave vaksinat e Pfizer-Biontech dhe Moderna, me bazë mARN-je, janë produkte më cilësore dhe efektivem  ndërsa ajo e AstraZeneca, e krijuar nga adenovirusi si më pak efektive. Ky mosbesim në rritje rrezikon që të nxisë disa persona të heqin dorë dhe të mos vaksinohen me AstraZeneca. Në fakt kush do të dëshironte një produkt me cilësi më ulët? Por në fakt nuk është kështu dhe më poshtë do të rëndësim të gjitha arsyet!

Vonesat në vaksinim-Të dhënat flasin vetë: Dozat e vaksinave anti-Covid të AstraZeneca, mbeten kryesisht të vendosura në frigoriferë, kryesisht të papërdorura. Deri më tani vetëm 26 për qind e dozave të dorëzuara u janë injektuar njerëzve, përkundrejt deri 90 për qind të dozave të vaksinës Pfizer-Biontech. Arsyet janë të ndryshme: AstraZeneca mbërriti më vonë në BE, pastaj  rëndësi të madhe kishte fakti që në këtë fazë të fushatës së vaksinimit prioritet janë të moshuarit, një kategori për të cilën rekomandohet dhënia e vaksinave mARN. Nga ana tjetër, agjencia italiane e barnave AIFA , rekomandon përdorimin e AstraZeneca për grupmoshën 18-65 vjeç, pa asnjë faktor tjetër rreziku dhe së fundmi përdorimin e saj edhe për moshat deri në 74 vjeç pa probleme bashkëshoqëruese.

Por kohët e fundit duket se kjo ndarje nuk është e vetmja që po e ngadalëson fushatën e vaksinimit. Disa gazeta lokale, kanë grumbulluar dëshmitë e shumë mjekëve që  tregojnë një refuzim masiv të vaksinës së AstraZeneca, pasi ato konsiderohen si më pak efektive. Madje disa sindikata punonjësish kërkojnë heqjen dorë në mënyrë zyrtare, duke e konsideruar këtë vaksinë të pamjaftueshme për t’i mbrojtur ata në vendin e tyre të punës.

Gabimet

Për momentin nuk ka të dhëna zyrtare mbi përmasat e këtij fenomeni në Itali. Por nuk mund të mohohet ekzistenca e një lloj skepticizmi ndaj AstraZeneca, e cila është përhapur prej disa kohësh dhe jo vetëm në Itali. Sikurse theksohet në një artikull të “The New York Times”, edhe Gjermania po përjeton efektet negative të kaosit në menaxhimin e testeve klinike nga ana e kompanisë farmaceutike dhe pastaj nga një komunikim skandaloz me mediat. Të ndërgjegjshëm për problemet gjatë testeve të vaksinës evropiane dhe duke fiksuar nivelin më të ulët të efikasitetit, njerëzit preferojnë që të presin derisa të jenë në dispozicion vaksinat më efektive.

Në fakt, vaksina e AstraZeneca është miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave me një efikasitet prej 60 për qind në parandalimin e shtrimeve në spital, në rastin e injektimit të 2 dozave 10 javë larg njëra-tjetrës. Ndërsa studime të tjera flasin për një efikasitet deri në 82 për qind kur vaksinat injektohen me një interval prej 12 javësh. Ndërkohë efikasiteti i Pfizer dhe Moderna i tejkalon 90 për qind.

Nuk ka vaksina të kategorisë B

Gjithsesi, arsyetimi është i gabuar pasi bazohet në supozimin se të gjithë jemi njëlloj të rrezikuar për t’u sëmurur rëndë nga Covid-19. Ndërkohë që e dimë që nuk është kështu: mosha dhe gjendja e mëparshme shëndetësore janë faktorët më të mëdhenj të rrezikut.

Ndaj probabiliteti që një person mbi 80- vjeç të zhvillojë një formë të rëndë të Covid-19 dhe të vdesë, është shumë më i lartë se ai i një 18-vjeçari pa asnjë sëmundje kronike.

Për më tepër, duhet theksuar se të dhënat më të fundit mbi efektivitetin e AstraZeneca, janë më pozitive sesa ato që i janë dhënë EMA-s nga kompania për miratimin për përdorim emergjent.

Siç e kemi theksuar tashmë, tek njerëzit që e marrin dozën dytë pas 12 javësh mbrojtja ndaj Covid-19 rritet në mbi 80 për qind.

Dhe ndërkaq, kemi të dhënat më të fundit që vijnë nga Skocia, të cilat tregojnë se vaksina e AstraZeneca, ka reduktuar me mbi 90 për qind shtrimet në spital.

Pra për një person me shëndet të mirë dhe jo shumë të madh në moshë, ideja e heqjes dorë nga një vaksinë ndoshta (por jo domosdoshmërisht) më pak efektive, për të pritur një tjetër më të mirë, është pak a shumë si refuzimi i vendosjes së kaskës së motorit në kokë gjatë një udhëtimi jashtë qytetit, vetëm sepse nuk kemi mbrojtje të plotë nga koka te këmbët si piloti i famshëm Valentino Rosi.

Sigurisht, në rastin e një aksidenti, mbajtja vetëm e kaskës mund të mos të mbrojë nga disa mavijosje, por shmangia e përplasjes së kokës në asfalt, do t’ju japë një shans shumë më të mirë për të evituar shkuarjen me urgjencë në spital.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur