TIRANE- Qeveria anashkalon për herë të dytë brenda këtij viti Ligjin për Nëpunësin Civil, duke lejuar rekrutimin e 30 nëpunësve të lartë drejtues nga jashtë administratës publike. Ndërsa ligji përcakton qartë që postet e larta drejtuese plotësohen vetëm nga persona që punojnë në administratën publike, Këshilli i Ministrave ka vendosur ta anashkalojë legjislacionin duke hapur dritën jeshile për punësimin e personave që nuk janë të punësuar aktualisht në shtet. “Përjashtimisht për vitin 2015, procedura e pranimit të drejtpërdrejtë në TND është e hapur edhe për kandidatë të tjerë, jashtë shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat specifike për pranimin në TND”, thekson Vendimi i Këshillit të Ministrave i miratuar më 30 tetor.
/Shqiptarja.com











