Balerina e mirënjohur shqiptare, Ambeta Toromani, duket se i është rikthyer pasionit të saj të vetëm , atij të kërcimit. Së bashku me mikun e saj të ngushtë, Kledi Kadiu, Toromani do të nis së shpejti një projekt të ri në kanalin italian Rai. Nga fotot e publikuara në profilin zyrtar të balerinit, Kledi Kadiu në Facebook, Toromani duket më e qetë se një javë më parë në Tiranë. Për herë të parë pas 3 vitesh ajo denoncoi publikisht ish-të dashurin e saj, Oni Pustina që i kishte vjedhur 187 milion lekë të vjetra nga llogaria e saj bankare. Anbeta u shpreh gjithashtu e zhgënjyer nga drejtësia shqiptare, për mbarëvajtjen e proçesit të saj gjyqësor.

Su/ Shqiptarja.com