Anbeta Toromani vishet
me fustan nusërie në Tiranë

Anbeta Toromani vishet<br />me fustan nusërie në Tiranë
Artiste dhe modele të përzgjedhura me kujdes, plot sharm dhe elegancë spikatën për format tërheqëse dhe hijeshinë e tyre mbrëmë gjatë prezantimit të koleksionit të ri të veshjeve të nusërisë nga Gerladina Sposa.

Në një atmosferë festive mbrëmë në ambientet e "Hotel Sheraton" janë prezantuar veshjet e dizajnuara me zbukurime dhe aksesorë të veçantë, që dukeshin përrallore dhe sigurisht do të bënin çdo vajzë të ëndërronte për martesën.

Geraldina Sposa i veshi fustanin e nusërisë edhe balerinës së njohur shqiptare Anbeta Toromanit, e cila ishte edhe e ftuar e nderit.

Toromani, tashmë një balerinë e famshëm në Itali, është rikthyer në Tiranë për një shfaqje që do të jepet ditët e pra të majit në TKOB me numra koreografikë së bashku me Kledi Kadiun.



Shfaqja titullohet “Hera e parë”. Mbrëmë Anbeta i është shfaqur publikut ndryshe me imazhin e një modeleje, plot finese dhe elegancë.

Hyrja e saj në skenën e sfilatës u la në fund, dhe ecja vallëzuese e Anbetës surprizoi të pranishmit me imazhin e saj nusëror.

Mes modeleve ishte edhe prezantuesja e këngëtarja Orinda Huta, "Miss Universe Albania 2011" Xhesika Berberi, përfaqësuesja e "Shqipërisë në Miss World 2012" Floriana Garo, por nuk mungoi edhe Andresa braziliania e njohur e të "Dielës Shqiptare".

Të pranishëm në këtë event ishin edhe figura të njohura të ekranit, të cilat ishin kujdesur në detaje për pamjen e tyre.

Ajo që spikaste në mes të tjerave ishte këngëtarja e njohur për stilin e e veçantë dhe “rebel” Aurela Gaçe.

Aurela kishte zgjedhur një veshje të zezë, e cila zbulonte pjesën e dekoltesë, ndërkohë që binte në sy gjysma e fytyrës e mbuluar me gurë që shkëlqenin.



Bukuroshja Armina Mevlani “ka ndezur” vëmendjen me një fustan të kuq, ndërkohë që ishte ulur pranë balerinit të njohur Kleidi Kadiut.

Motrat e pandashme Marina dhe Luana Vjollca të ulura krah njëra tjetrës kishin zgjedhur fustane të ngjitura pas trupit, të cilat tregonin linjat e tyre dhe dekoltenë bombastike.



Lori Hoxha e shoqëruar nga mamaja e saj, si gjithmonë, nuk zhgënjeu me zgjedhjen që kishte bërë, përkundrazi.

Edhe pse ky ishte një event ku spikasnin femrat, mbrëmë në sfilatë nuk mungoi Ambasadori i Italisë në Shqipëri Massimo Gaiani, i cili dukej i impresionuar nga bukuroshet shqiptare.

Gjatë sfilatës jo pak kanë tërhequr vëmendjen edhe motrat Inis dhe Ingrid Gjoni, të cilat edhe pse tanimë mama ruajnë akoma linjat e tyre trupore.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

1/3
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim

112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim