Stiven Shpendi është me një këmbë jashtë Empolit. Klubi i Serie A emëroi dje në stol Davide Nicolan në vend të Aurelio Andreazzolit. Tanimë trajneri i ri është në kërkim të një sulmuesi të fortë, duke bërë që talentet e klubit të huazohen në klube të tjera.
Për këtë, sulmuesi i Kombëtares U-21, Shpendi ka disa fansa. Tej Adriatikut bëjnë me dije se Pisa është skuadra që ka ecur para në bisedime për të marrë në huazim 20-vjeçarin.
Veç tyre edhe Sampdoria (që drejtohet nga Andrea Pirlo) më herët ka treguar interes për djaloshin kuqezi. Pisa duket më e gatshme për të marrë në ekip Shpendin, duke qenë se drejtor sportiv në këtë ekip është ish-i i Cesenas, Stefanelli.
Shpendi vlen 2 milionë euro dhe ka kontratë me klubin e Empolit deri në verën e 2026. Dhjetë ndeshje ka luajtur Shpendi këtë sezon në Serie A, të shpërndara në 373 minuta.