Bashkëshortja Linda Rama dhe nëna e Kryeministrit Aneta Rama janë fotografuar së bashku gjatë dixhitalizimit të prodhimit kinematografik  “Përrallë nga e kaluara”, prodhim i Kinostudios shqiptare i regjisorit Dhimitër Anagnosti.

Dy gratë më të rëndësishme në jetën e kryeministrit ishin të ftuara në këtë event, ndërkohë që kanë qëndruar në shoqërinë e njëra-tjetrës për të shijuar prodhimin kinematografik.

Gjithashtu në këtë event ka qenë i ftuar i gjithë kasti i aktorëve, si Hajrie Rondo, Elvira Diamanti, Birce Hasko, Mimika Luca, Mehdi Melkaj dhe sigurisht edhe regjisori Dhimiter Anagnosti.

linda aneta rama

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)