TIRANE-Apartamentet te banesat sociale në Shkozë janë vendosur në dispozicion për të akomoduar të prekurit nga tërmeti në Thumanë dhe Durrës që humbën familjarët e tyre. Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj së bashku me banorët e tjerë të zonës i mikpritën me duartrokitje vëllezërit dhe motrat e familjes Lala që humbën jetën.
Dje tragjedia u rëndua akoma më shumë në këtë familje, pasi ndërroi edhe Fiqirete Lala 64 vjeçe. Kunata e saj u shpreh se "Mire ne por na vdiq dje një nuse e vëllait, ishte operuar nga tëmthi, pastaj e diktoi se asnjë nuk shkoi ta shikonte". "Kjo është shtëpia juaj tani. Keni tre shtëpi në këtë apartament" u tha Rama.
Ndërsa Veliaj theksoi se do të kenë edhe një mjek në dispozicion, por edhe ushqim tre vaktet falas. "Ata nuk i kthejmë dot" tha Rama, ndërsa u tha familjarëve se "Për cfarë të keni nevojë unë jam këtu. Unë e dija që ju nuk do të rrinit atje, prandaj atje do të ndërtojmë një çerdhe". Kryeministri u kërkoi banorëve që t'i presin me ngrohtësi anëtarët dhe ti trajtojnë me kujdes.
Gjithashtu, Rama kishte një porosi edhe për kryetarin e bashkisë, Erion Veliaj duke i kërkuar që të lyejë muret e pallatit. "Unë dal në 5:30 unë dal në 4:30 do dalësh të lyesh shkallën" tha ai. Vëllezërit dhe motrat e familjes janë zhvendosur në Tiranë tashmë te banesat sociale.
Tetë anëtarët e familjes Lala që u shuan nga tërmeti tragjik
1. Amelia Lala 8 vjeç - Vila në Kënetë
2. Sahadete Lala 79 vjeç - Vila tek Këneta (Gjyshja dhe mbesa)
3. Griselda Lala- 22-vjeç - Vila tek Këneta
4. Marjeta Lala 31 vjeç
5. Emilio Lala
6. Enis Lala 2 vjeç -binjakë në Vilën në Kënetë
7. Dionisa Lala 2 vjeç -binjakë në Vilën në Kënetë
8. Ilir Lala, 52 vjeç, i fundit qe u nxorr nga vila 4 kateshe ne kenete
Kryeministri Rama teksa ka vizituar një nga familjet e prekura nga tërmeti në Tiranë shkruan se aty ku humbën jetën ata që ikën dhe prej ku iku kush mbeti i gjallë do të ndërtojmë një çerdhe. Pra mbi gërmadhat e pallateve të rrëzuar që morën 51 jetë njerëzish në Shqipëri do të ndërtohen çerdhe.
Më poshtë ai rendit edhe vendimet e tjera që ka marrë qeveria në ditët e fundit nga pensioni i posaçëm 60 mijë lekë për të moshuarit, bursë 15 mijë lekë në muaj nxënësve e studentëve deri në fund të studimeve, por edhe akomodim i të prekurve në shtëpi të re deri maksimumi në 15 dhjetor.
Postimi i plote i Edi Rames
Ka një kohë për atë që iku dhe ka një kohë për atë që vjen.
Të mbijetuarit nisin të kapërcejnë pragun e shtëpive të reja.
Deri maksimumi në 15 dhjetor të gjithë do të jenë në shtëpi të re me:
1 milionë lekē të reja në dorë
Trajtim të posaçëm shtetëror 100 mijë lekë të reja në muaj, për gjithë jetën atyre që kanë mbetur fillikat.
Pension të posaçëm shtetëror të moshuarve 60 mijë lekë të reja në muaj.
Bursë 15 mijë lekë në muaj nxënësve e studentëve deri në fund të studimeve.
Aty ku humbën jetën ata që ikën dhe prej ku iku kush mbeti i gjallë do të ndërtojmë një çerdhe.
Zoti na ndihmoftë t’u lehtësojmë peshën e paimagjinueshme të humbjeve të tyre dhe na faltë për çka pa dashjen tonë mund u kemi lënë mangut
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitave te familjet e strehuara në qendrat sociale dhe hotele ka publikuar një foto me një fëmijë, të cilin e ka ngritur në peshë, ndërsa shkruan se pikërisht këtu e gjen energjinë për të vijuar. "Ja ku e gjej energjinë! Tek Zaho dhe shoqnia e tij" shkruan Rama.
Shume shqiptare kane mallkuar sa e sa here pernbatardinebqe eshtevbere me ndertinet pa leje. Ngushellime familjeve te viktimave. Tani ka ardhur koha qe njerezit te vjen men kur ndertojne. Mall pa zot dhe ja cfare marrin me vete. Jeten e vet
Përgjigju