Anëtari i Këshillit të PD-së, Edvin Kulluri: Cakaj pa certifikatë, skandal për sigurinë kombëtare
Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Edvin Kulluri
Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Edvin Kulluri ka reaguar lidhur me pajisjen me certifikatë sigurie të ministrit të propozuar të Jashtëm, Gent Cakaj.
Sipas Kullurit, presidenti Meta ka të drejtë që kërkon hetime nga Kuvendi pasi nuk ka mundësi që brenda 24 orësh të vërtetohet pastërtia e figurës.
“Ky eshte skandal me sigurine kombetare dhe DSIK duhet te pergjigjet ose te mbaje pergjegjesi ligjore! Por skandali me i madh eshte se si ka patur akses ne dokumenta te klasifikuara nje zyrtar i papajisur me Certifikate Sigurie per muaj me radhe! ”- shprehet anëtari i Këshillit Kombëtarë të PD-së.
Më tej, Kulluri i bën thirrje opozitës që të kthehet urgjent në Kuvend pasi ndryshe do të bëhet palë në cënimin e sigurisë kombetarë.
Reagimi i plotë:
Ose Kryeministri ose Kuvendi duhet te shqyrtojne dhenien e Certifikates se Sigurise per 24 ore Zevendes Ministrit te Jashtem! Kryeministri duket se eshte vete ne krye te ketij skandali, ndaj Presidenti me te drejte kerkon hetim nga Kuvendi! Si ka mundesi qe ne 24 ore qenka verifikuar pastertia e figures kur duhet te shprehen 3 agjensi inteligjence dhe ato partnere, kur 24 ore duhen vetem te mberrijne shkresat me poste?! Ky eshte skandal me sigurine kombetare dhe DSIK duhet te pergjigjet ose te mbaje pergjegjesi ligjore! Por skandali me i madh eshte se si ka patur akses ne dokumenta te klasifikuara nje zyrtar i papajisur me Certifikate Sigurie per muaj me rradhe! Si mund te jete Siguria Kombetare dhe ajo e NATO-s ne duar kaq te papergjegjshme dhe te rrezikshme?! Per kete te jape pergjigje Kryeministri dhe jo te beje batuta per Presidentin! Jemi bere shtet batutash dhe karagjozash qe na perqesh bota e mbi te gjitha kundershtaret tane rajonal apo dhe me gjere! Opozita duhet te kthehet urgjent ne Kuvend dhe ti pergjigjet kerkeses se Presidentit per Komision Hetimor! Ose perndryshe behet pale ne cenimin e Sigurise Kombetare!
Presidenti Ilir Meta refuzoi të dekretojë ministër të Jashtëm Gent Cakajn duke kërkuar hetime lidhur me figurën e tij. (LEXO KËTU). Ndërkohë që një reagim ka ardhur edhe nga DSIK (LEXO KËTU)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2873
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Edvin Kulluri: Për servilët e mjerë të Sali Berishës dhe familjes së tij!
17 Nëntor, 21:04
-
Zgjedhjet 2025, Duka në Report Tv: Nëse hapen listat, jo aleancë me PD! S’kam pasur kurrë marrëdhënie të mira me Metën! Kulluri: S’ka shanse për bashkëpunim me Berishën
12 Nëntor, 18:15
-
Rama i quajti forcat e reja politike nga Selaniku si ‘maska e Sudes’, Kulluri: Të trajnohet si ‘roje arash koperative’, ja fshinë dardhat shokët e s’mbeti gjë për njerëzit
3 Nëntor, 14:51
-
Letra e Metës nga burgu, Anri Bala: Deklarata patetike! Edvin Kulluri: Bllokimi rrugëve nga PD? Do i plasin shpirtin njerëzve
28 Tetor, 18:01
-
Protesta e PD në Strasburg, Kulluri ironizon: Një avokat i Berishës kushton sa pensioni i 1 mijë pensionistëve!
23 Tetor, 15:35
-
'PD nuk përfaqëson më askënd', Kulluri në 'Studio Live': Vitin tjetër do dalin më keq se në 14 maj! Humbja e bastioneve ishte refuzim ndaj Berishës
18 Tetor, 18:05
-
‘Djathtas 1912’, Kulluri i përgjigjet sulmeve të Berishës: S’na kishte marrë malli për fjalimet e shokut Enver! Te ne s’ka njerëz të përfshirë me krimin, gjeji te oborri jot
13 Tetor, 11:58
-
'Djathtas 1912' Alibeaj parti të re me anti-berishistët e pa Bashën: Sot duhet një entitet i ri djathtas! Kulluri: Po koalicionit me partitë opozitare por Saliu s'ka vend
12 Tetor, 08:24
-
Protesta e dhunshme e PD-së/ Kulluri: Kur një parti ka mbështetje popullore, tregon numra jo molotov! Arrestimi i Berishës dhe Salianjit nuk janë halli i shqiptarëve
8 Tetor, 18:29
-
Dosja 'Partizani' drejt gjykimit/ Kulluri: Jemi 500 vjet pronarë në Dukat të Vlorës, nuk kemi marrë gjë! Këta me 120 m2 u bënë milionerë
25 Shtator, 22:17
-
Shteti bektashi/ Kulluri: Rama bëri faull, fyeu dhe njerëzit e ditur! Nesturi: Debati duhet të bëhet qetë! Alibali: Kjo ide vdiq sapo lindi
25 Shtator, 21:39
-
'Asnjë qeveri nuk ka pasur vullnet të luftojë korrupsionin' Kulluri: Hetimi ndaj Berishës, i pari në nivele të tilla! SPAK po lufton të dyja palët
19 Shtator, 19:41