TIRANE-Drejtuesja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) Gentiana Sula ka reaguar për herë të parë pas vendimit të prokurorit Bujar Sheshi për ta kallëzuar penalisht (lexo këtu). Sula u shpreh se i qëndron shkresës së dërguar prokurorisë së Përgjithshme nga institucioni që drejton, nga ku rezulton se Sheshi ka qenë ish-bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit. Gjithashtu Sula theksoi se në 2 vitet e fundit është bërë verifikimi i të paktën 1500 figurave të rëndësishme dhe 30 janë gjetur me probleme.
“Jemi të hapur për cdo hetim, procesi ka qenë i drejtë, janë marrë masat, është i dokumentuar mirë. Pretendimi mbi ngatërrimin e gjeneraliteteve? Autoriteti si organ kolegjial ka bërë verifikimet. Personi ka të drejtë e animimit. Nuk ka axhendë politike, do të bëjmë punën kështu sikur po e bëjmë. Na vjen keq që vendimi ka dalë në shtyp. Për organet e larta të drejtësisë kemi verifikuar rreth 550 figura dhe 4 prej tyre janë gjetur me probleme. Në dokumentet e sigurimit nga 1500 figura rreth 30 janë gjetur me probleme” deklaroi Sula.
Deklaratën drejtuesja e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve e bëri gjatë një aktiviteti ku e pranishme ishte edhe ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri. Susanne Schütz foli për procesin e hapjes së dosjeve në Shqipëri. “Hapja e dosjeve po ecën përpara, ndoshta në mënyrë të ngadaltë, por po ecën përpara. Përshëndes përpjekjet e Shqipërisë që nuk po e le në prehje të shkuarën” theksoi ambasadorja.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51%
-
Jo
45.6%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5487
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
2025-a viti i Maks Velos, aktivitete në të gjithë Shqipërinë! Marrëveshje mes institucioneve për të nderuar artistin dhe intelektualin
4 Shkurt, 14:38
-
Verifikimi i kandidatëve për zgjedhjet e 11 Majit/ Sula: Ka një kleçkë ligjore dhe 'hipokrizi', ja se si vihemi në lëvizje!
23 Janar, 20:53
-
Autoriteti i Dosjeve propozim për Vilën 31 me ekspozita për jetën personale të Enver Hoxhës dhe Koçi Xoxes! Workshope për artin në diktaturë dhe ture me histori personale
17 Janar, 20:37
-
Begaj takon Autoritetin e Dosjeve të ish-Sigurimit: Verifikoni në kohë pastërtinë e figurave që do kandidojnë në zgjedhjet e 11 Majit (VIDEO)
14 Janar, 13:05
-
Verifikimi i kandidatëve për zgjedhjet 2025/ Autoriteti i Dosjeve: Partitë të dorëzojnë emrat 70 ditë para
12 Nëntor 2024, 14:09
-
Debate te Komisioni i Ligjeve/ 'Dosja I.M.', Bardhi: Na tronditët Nikollën, Balla lidhi kokën me shami, çfarë u bë me të? U keqpërdorët! Sula: Na dilte i paverifikuar, s'merremi me politikë
12 Nëntor 2024, 12:01
-
Qasja në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit! OSBE: Të jetë e përgjegjshme dhe transparente! Sula: Thesar për të kuptuar 50 vitet e diktaturës
25 Tetor 2024, 18:49
-
Kineastë dhe gazetarë të njohur nga Britania dhe Gjermania 'zbarkuan' në arkivin e ish-Sigurimit të Shtetit
20 Shtator 2024, 22:20
-
Rreth 15 mijë shqiptarë u arratisën në diktaturë! Et'hem Fezollari: Ne si familje e kishim vendosur, ose vdesim të gjithë, ose jetojmë të lirë të gjithë!
28 Gusht 2024, 15:51
-
Kryetarja e AIDSSH, Sula prezantoi në parlament raportin vjetor 2023: Në sitë zyrtarë të lartë dhe kandidatë! Hetime për varret e të të zhdukurve në diktaturë
19 Korrik 2024, 19:26
-
Çelet fondi arkivor i degës së Sigurimit të Naftës, kryetarja e Autoritetit: Kalvari i vuajtjeve të tyre meriton përmendore
3 Korrik 2024, 21:04
-
Lidhjet me Sigurimin/ Sula: Kandidatët të vetëdeklarohen! Certifikata e pastërtisë, kriter për garën elektorale
21 Maj 2024, 18:18