PD humb zgjedhjet, Anëtari i Kryesisë, Fatbardh Kadilli kërkon dorëheqjen e Bashës: Model që ka shteruar, kandidoj për kreun e partisë

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, ka bërë përgjegjës kryedemokratin Lulzim Basha për humbjen e PD-së në zgjedhje, ndërsa ka kërkuar dorëheqjen e tij si kryetar i kësaj partie.  Me një postim në Facebook, Kadilli thotë se Basha është një figurë që ka shteruar, ndërsa ka shpallur edhe kandidaturën e tij për të garuar për të garuar për postin e kreut të PD-së.

"Duke ndjerë keqardhje dhe solidarizim të plotë me sakrificën e demokratëve dhe strukturave të partisë gjatë një opozite 8 vjeçare, jo pak here edhe të pabusull, kërkoj largimin e menjëhershëm nga funksionet drejtuese dhe dorëheqjen e Lulzim Bashës. Jo vetëm për faktin se partia gjendet sot përballë humbjes së tretë, por më shumë se kaq, ky është një model që ka shteruar. Me anë të këtij akti, ai jo vetëm njeh përgjegjësitë për rezultatin, por edhe respekton një standard të vendosur në Partinë Demokratike nga paraardhësi dhe themeluesi i kësaj force, Sali Berisha. I bëj thirrje Kryesisë të mblidhet sa më shpejt dhe të përcaktojë modalitetet e garës për lidershipin e ri. Nuk kemi kohë për të humbur. Përpara shqiptarëve kemi misionin për një opozitë të re! Gjithashtu, shpall sot kandidimin për detyrën e Kryetarit të Partisë Demokratike", shkruan ai.

Sipas Kadillit, opozita nuk mundi ta frymëzojë mbështetjen e gjerë opozitare dhe as elektoratin gri. Ai shkruan më tej se opozita nuk kishte një propozim fitues për Shqipërinë dhe se alternativa e vetme ishte kryetari i partisë "që u dëshmua përsëri e pamjaftueshme".

"Sot demokratët dhe opozitarët në Shqipëri ndihen të trishtuar. Partia jonë dështoi në krijimin e mekanizmave dhe të besimit popullor për t’u përballur me të keqen. Me makinerinë propagandistike, financiare dhe abuzuese të pushtetit. Ne nuk arritëm ta frymëzojmë mbështetjen e gjerë opozitare, dhe as elektoratin gri, për t’i dhënë votës forcën dhe vlerën që ka në demokraci. Ne nuk arritëm që të kapërcenim presionin, blerjet, makinacionet, joshjet dhe hilet e sistemit të ngritur nga ky pushtet. Ne nuk arritëm t’a kthenim në frymë ndryshimi zhgënjimin popullor. Si rrjedhojë jemi përballë këtij rezultati. Të cilin nuk e shmangim dot as me fajësim të njëri-tjetrit, as me taktika kalimtare, dhe as me demonizim të kundërshtarit. Rezultati negativ është i pamohueshëm. Të gjithë bashkë duhet të analizojmë mangësitë personale dhe kolektive në këtë humbje. Duke mos harruar: si në çdo skuadër, drejtuesi mban përgjegjësinë e humbjes, siç do të merrte edhe dafinat e fitores. U bëj thirrje demokratëve: ndërkohë që nxjerrin konkluzione, të përmbahen nga etiketimi i atyre që nuk na zgjodhën ne, që nuk menduan si ne, që nuk na panë ne si alternativë. Kërkimi i arsyeve të humbjes duhet filluar te vetja dhe te kundërshtari politik, asnjëherë te votuesi dhe zgjedhja e tij. Ne duhet ta pranojmë se nuk kishim një propozim fitues për Shqipërinë. Alternativa jonë ishte vetëm kryetari i partisë, që u dëshmua përsëri e pamjaftueshme. Iu bëj thirrje të gjithë demokratëve të mos dorëzohen", thotë ai.

Kaddilli bën thirrje për një ringritje të partisë "si parti e shpresës së shqiptarëve", për të cilin thotë se është misioni i PD.

"Ne jemi parti e vlerave dhe forcës; trashëgimtare e Lëvizjes së Dhjetorit, besimtare e kredos: ‘e duam Shqipërinë si gjithë Evropa’.  Me këtë rast, si anëtar Kryesie dhe si Kandidat për Kryetar, u bëj thirrje numëruesve dhe vëzhguesve, që sot janë në krye të punës më të vështirë, mbrojtjes së vullnetit të mbështetësve të opozitës dhe çdo shqiptari, të bëjnë të gjitha përpjekjet për të numëruar dhe ruajtur çdo votë. Nga sakrifica e tyre sot fillon ringritja nesër. Iu bëj thirrje të gjithë demokratëve të mos dorëzohen. Ne duhet të kthehemi te thelbi i misionit tonë, ringritja si parti e shpresës së shqiptarëve. Ringritja fillon që sot", përfudnon ai.

Kur ende po numërohen votat e fundit, Partia Socialiste ka siguruar fitoren e saj të tretë historike, duke marrë 74 mandate, ndërsa PD ka marrë deri më tani 59 mandate. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 28/04/2021 18:41

    Keq me vjen sepse dhe une jam per rotacion, por mendoj dhe mund them them qe kam bindjen qe per aq kohe sa te jete Rama ne krye te PS, nuk ka shanse te fitoje askush tjeter. Nese beni nje kthim pas ne histori, PD nuk ka fituar kurre me vota popullore pervec vitit ‘92. Sepse PD e filloi mbrapsht historine e saj qe ne lindje, ndoshta dhe me dashjen e Ramiz Alise. I cili ndikoi direkt ne kryesine e PD atehere duke imponuar vendosjen e ish sekretarit te partise shokun Sali Berisha. Me detyren: krijo partine opozitare te dhe duhet te jesh gjithmone destruktiv ne opozite, dhe shkaterrues ne pushtet. Dhe shoku Sali e ka ndjekur me perpikmeri detyren. Ne fakt ketu duhet te them qe Ramiz Alia nuk e ka bere kete si antishqiptar. Por e ka bere qe te krijoje ndjesi negative per PD dhe nje mbeshtetje popullore te PS ne te ardhmen e larget. Dhe sic duket sot pas 30 vjetesh, Partia Socialiste gezon mbeshtetje pothuajse absolute ne popull. Ramizi nuk e la vetem Saliun, por u mbushi partine me ish sigurimsa. Dhe te krijoje ndjesine ne popull qe PD eshte anarkiste, pa rregulla dhe sic e ka thene Rama rrumpalle. Dhe ne fakt kjo ndjehet sa here qe ka qene ne pushtet PD. Krijohet ndjesia qe nuk ka shtet, dhe hallet zgjidhen me miq, me farefis dhe sigurisht dhe me para. Kulture mos ndeshkimi, kulture mos pagese taksash apo detyrime ndaj shtetit si energji elektrike apo mos paguash ujin. Dhe Ka shume e shume te tjera.. Si perfundim, nese egzistojne vertete persona me ideologji te djathte, atehere duhet te rithemelojne PD me fryme komplet ndryshe nga ajo e Saliut, dhe sigurisht duke e pastruar nga persona me mendesi berishiste, apo qe kane lidhje me agjentura dhe ish sigurimsa.

    Përgjigju
  • Eri: 28/04/2021 18:27

    Te jet per ty o Kadill duhet ta pranojme qe Luli eshte 1milion here me i mire se ty. Luli vertet duhet te ike po ti je shum i shemtuar

    Përgjigju
  • Opionisti: 27/04/2021 18:37

    Fatbardh kandili krijon partie tjeter dhe futete ne aleancen me topalli Astriti patosi me Rudina Hajdari kujtim gjushi Nikoll Lesi me ish partine topi Zef Bushati me 2 prilli dhe me partitë te djjadha mund te kesh zgjedhje 8 maj viti2022 per krye shteti Fatos Nanos dhe Gramos Ruci dhe partine Bashar do futet dhe partitë te vogla dhe te vjetra gjukata kushtetuese e lejon te mbetet zgjedhje

    Përgjigju
  • Juristi: 27/04/2021 18:30

    Filmi serial,Zgjedhja e kryetarit te Pd-es,seria 849,episodi 4. Eshte keshtu:Luli do qendroje,do rrij kater vjet per te gjetur a i kane vjedhur votat a jo,nderkohe vijne perseri zgjedhjet 2025,perseri fiton Edi Rama dhe perseri Luli do te mundohet te gjej pse humbi,do ta gjej çdo manipulim dhe noc rrokun,nderkohe vjen viti zgjedhor 2029 dhe kete rradhe do kete Erion Veliajn dhe perseri humb.Tani,Luli jep doreheqjen.Perpara.(me kete variant eshte dakorduar edhe Rama)

    Përgjigju
  • Tyta: 27/04/2021 17:34

    Ik bre se do bies nga shkallet e vdes pa dashje.

    Përgjigju
  • Beni: 27/04/2021 17:21

    Mendoj qe kryetar i Pd-es,duhet te zgjidhet Dash Sula.Eshte shume i pergatitur,me diplome Harvardi,besoj,se duket nga sjellja.I urojme suksese Dashit dhe inshalla suksese dhe te kandidoje per kryetar partie.Dashi eshte njish,ka dhe pistolet me leje.

    Përgjigju
  • Latif: 27/04/2021 16:56

    Dhe ti bashke me at pallen

    Përgjigju
  • Katnari: 27/04/2021 16:46

    Une medoj qe duhet te krijojme struktura (grupe te gatshme) per mbrojtjen e Lulit. Se per votat su bo gjo kete rralle. Gjithe demokratet duhet te bejne durim se Edi Rama kete kerkon qe ne te zihemi. Une e shoh fitoren te sigurte ne 2025 ose 2030 duhet vetem durim.

    Përgjigju
  • Socialisti: 27/04/2021 16:06

    Ske shanse ti Kadil, mos e jep dorreheqjen Lul na duhesh edhe per mandatin e 4-ter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët