Periudha e verës e jo vetëm, përbën kohën ku njerëzit zgjedhin se ku të pushojnë.
Të pushojnë në det, në mal apo diçka mes të dyjave.
Një zgjidhje mjaft e vlefshme vjen nga hulumtuesit e ndryshëm, të cilët rendisin disa arsye mjaft të forta, se pse njerëzit duhet të zgjedhin vajtjen nëpër kampe, arsye këto që lidhen me shëndetin fizik e mendor.
Është "The Huffington Post", e cila ka paraqitur rezultatet e hulumtimeve në lidhje me frekuentimin e kampit.
1- Në kamp, diku larg rutinës e zhurmës së përditshme, ju jeni krejtësisht të lirë
Në kamp, në mes të askundit, duke mos patur me vete gjëra të tilla si celular apo tablet, mund të përjetohet një eksperiencë mjaft e bukur. Ekrani i celularit tuaj mund të ketë një ndikim të fuqishëm në mirëqenien tuaj. Hulumtimet tregojnë se përdorimi i madh i teknologjisë mund të çojë në rritjen e ndjenjave të ankthit, gjumë të dobët, dhimbje qafe dhe disa probleme neurologjike. Kjo është koha, sipas specialistëve, ku mëndja dhe trupi juaj e meritojnë fshehjen e telefonit.
2.Ju mund të flini më mirë
Sipas një studimi të 2013 nga Universiteti i Kolorados Boulder, sa më shumë që ti përmbaheni një orari të caktuar përsa i përket ekspozimit në dritën natyrale të diellit, aq më shumë ka të ngjarë që ju të shkoni në shtrat në një orar të rregullt dhe të zgjoheni në një kohë të arsyeshme. Mjekët analizuan kampet për një javë dhe konkluduan se fjetja larg nga drita artificiale ndihmonte në rivendosjen e rregullt të ritmit kardiak.
3.Të qënit në në natyrë, ul potencialin për të rënë pre e depsresioni
Të qëndruarit jashtë nëpër kampingje, është një hap vedimtar për shëndetin tuaj mendor, veçanërisht nëse ju jeni një banor të qytetit. Hulumtuesit në Universitetin e Miçiganit gjetën se vetëm disa minuta në këmbë në natyrë mund të zvogëlojnë simptomat depresive, të cilat janë të zakonshme në njerëz që jetojnë në hapësira urbane. Në një studim të kryer nga Stanford University, u gjet se koha e kaluar kaluar jashtë mund të ndihmojë në uljen e potencialit për të menduarit negativisht, duke parandaluar kështu problememe shëndetin mendor.
4.Kampi mund të frymëzojë një një ndjenjë të shëndetshme frike
Si qenie njerëzore, ne ndjehemi të detyruar që të ndalojmë dhe të thithim ajrin ose ose tia ngulim sytë yjeve, e nuk ka vend më të mirë për të bërë këtë se sa kampet në shkretëtirë. Hulumtimet sugjerojnë madje se edhe frika që ndjehet në këto vënde, mund të shërbejë si frymëzim për tu ndjerë të lumtur e më krijues.
5.Në kamp me siguri do të digjni disa kalori
Në udhëtimin tuaj keni potencialin të digjni 500 kalori. Kërkimore sugjerojnë që aktiviteti mund të rrisë mirëqënien tuaj fizike e mendore. Duke iu bërë kështu të ndjeheni më të lumtur.
6.Në kamp iu mund ti ktheheni realitetit të vërtetë
Kampi ju jep mundësinë për të ri-krijuar atë lidhje të vërtetë - larg nga iPhone juaj. Ju jeni në gjendje të mendoni larg ekranit të telefonit, mund të krijoni raporte të vërteta me njerëzit e tjerë e mund të ndjeni qetësinë që të fal natyra.










