Angazhimin e FSK-së për shuarjen e zjarreve në Kukës, ministri Mehaj: Ushtarakët tanë heronj të vërtetë, te bashkuar jemi më të fortë

Angazhimin e FSK-së për shuarjen e zjarreve në Kukës, ministri Mehaj: Ushtarakët tanë heronj të vërtetë, te bashkuar jemi më të fortë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka qëndruar sot në Shqipëri në zonën e Kukësit ku ka ndjekur për së afërmi angazhimin e trupave të FSK-së për shuarjen e zjarrit në këtë zonë.

“Sot për të parë nga afër zhvillimin e operacionit në shuarjen e zjarrit në malin Shën Mëri, vizitova pjesëtarët e kontingjentit të FSK-së dhe pjesëtarët e kontingjentit të zjarrfikësve nga Agjencia e menaxhimit të Emergjencave. Dhembjen për dëmet e shkaktuara nga zjarri e mbisundonte ndjenja e krenarisë për ushtarakët tanë- heronj të vërtetë që me guxim, shpirt ekipi dhe shërbim vetëmohues nderojnë emblemën tonë, Kombin dhe Atdheun”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Ministri Mehaj ka shkruar se si një trup i vetëm bashkë me vëllezërit dhe motrat tona të Shqipërisë po vazhdojnë betejën me flakët deri në fund.

“Si një trup i vetëm bashkë me vëllezëri dhe motrat tona të Shqipërisë po vazhdojnë betejën me flakët deri në fund. Së bashku më të fortë, në ditë të vështira me vëllezërit e motrat tona”, u shpreh ministri.

 


Lajmi kryesor:

Zjarret, në Kukës vijon të jetë aktive vatra të Maja e Rrunës, vatra e Kalimashit është izoluar totalisht! 3 vatra aktive në 2 fshatra në Tropojë


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës