Angela Martini: Gjithë fotografët
duan të më zhveshin!

Angela Martini: Gjithë fotografët<br />duan të më zhveshin!
Modelja shqiptare Angela Martini vazhdon të zhvillojë me sukses karrrierën e saj si modele jashtë kufijve. E përqëndruar më shumë në Amerikë por edhe në Evropë, bukuroshja shqiptare nuk njeh asnjë kufi që mund ta ndalë pasionin e saj për modelingun.

Fotot e saj të nxehta tashmë kanë bërë xhiron në shumë prej kopertinave të revistave prestigjoze në botë. Gjithmonë shumë sensuale, me linjat e saj të përkryera Martini arrin në çdo dalje të ketë vëmendjen maksimale.



Dhe kjo vëmendje sigurisht u arrit pas daljes së saj thuajse nudo në tapetin e kuq ku nuk i   la asnjë vend fanatazisë mashkullore për pjesët e saj intime. E megjithë zhveshjet e saj të qëllimshme duket se modeles i   pëlqen kur fotografët duan ta fotografojnë me rroba dhe jo nudo.

Sa i   përket këtij të fundit në një i ntervistë gjatë vizitës së saj në Tiranë vitin e shkuar, Angela pohoi se këtë ekskluzivitet e kishte vetëm Fadil Berisha. Ama në profilin e saj në Facebook, Angela ka postuar disa foto të reja ku në njërën prej tyre shihet topless.



Madje këtë postim ajo e ka shoqëruar me fjalët “Alexandrana Taf, E vetmja fotografe që dëshiron që unë t’i mbaj rrobat veshur”, edhe pse shfaqet e zbuluar sipër. Duke bërë këtë deklaratë mund të kuptojmë që modeles nuk i  pëlqen të zhvishet, edhe pse mes rreshtave mund të lexohet që ajo ndihet e mikluar nga fotografët që dëshirojnë trupin e saj nudo. E kush nuk do të ndihej e tillë, nëse do të kishte trupin e saj!  

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

17/2
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin