Angela Martini: “Kanë  tentuar të më
rrëmbenin kur jetoja në Shqipëri”

Angela Martini: “Kanë  tentuar të më<br />rrëmbenin kur jetoja në Shqipëri”
Modelja seksi Anxhela Martini është ka dhënë një intervistë për revistën “Unconditional” ku ka rrëfyer mjaft detaje nga jeta e saj  jo vetëm si modele. Ajo është shprehur se kanë në kohën kur jetonte në Shqipëri kanë tentuar ta rrëmbenin për shkak të të atit.

“Njerëzit e dinin që babai im ishte i sukseshëm e i pasur ndaj unë dhe ime më u kthyem në objekt sulmi.Një ditë teksa po luaja,disa burra u përpoqën të më rrëmbenin. Ata mendonin që, meqë kisha babain në Zvicër mund të fitonin para prej nesh.

Më kujtohet që njëri prej tyre u përpoq të më fliste, duke më thënë se e njihte babain tim, por nëna më kishte paralajmëruar për këtë. Ai më kapi për dore dhe u përpoq të më fuste në makin e tij, por unë ulërita me sa kisha në kokë dhe i shpëtova nga duart.

Ai vrapoi dhe u largua me makinë.Pas kësaj ngjarje, nëna më dërgoi për të jetuar tek gjyshja, në anën tjetër të qytetit. Im atë u shqetësua shumë nga kjo ndodhi dhe më mori me vete.

Në atë kohë unë shkova të jetoj në Bazel të Zvicrës. Ime më nuk mund të vinte , por më premtoi që do të vinte të më shihte”, rrëfen modelja. Gjithashtu ajo ka vijuar duke treguar fillesat e saj në rrugën e modelimit.

angela martini

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator