Angela Martini me 'familje të re'
tani nën shoqërinë e sheikëve

Angela Martini me 'familje të re'<br />tani nën shoqërinë e sheikëve
“Mos besoni gjithçka që dëgjoni sepse e vërteta është më keq”, reagon Angela Martini për atë që ka dalë në media ditët e fundit. Modelja Angela Martini ditët e fundit ka qënë mjaft e komentuar në mediat rozë, për qëndrimin e saj në Dubai, si dhe takimet e saj me disa sheik, me të cilët ajo ka postuar edhe foto.

Edhe sot Angela na vjen me një foto nga Dubai, ku shfaqet duke shijuar rrezet e diellit pranë detit, me një mbishkrim interesant. “Mos besoni gjithçka që dëgjoni sepse e vërteta është më keq” ka shkruar modelja ne postimin e saj. Pasi Vitin e Ri e priti në shoqërinë e saj në Tiranë, Angela Martini ka marrë rrugën drejt Dubait.

Në një foto të postuar shihet bashkë me një mikeshë dhe sheikun Mohammed Sultan H. E, ky i fundit përmes një postimi në “Instagram” ka treguar përshtypjet e takimit të tij me bukuroshen shqiptare. ‘Një vajzë e re e mrekullueshme. Shumë i lumtur që ne ‘kapëm’ Angela Martinin. Sekrete‘ – ka shkruar ai në foton e postuar ku shihet përkrah modeles.

Ndryshe, Mohammed Sultan H është një filantrop mjaft i njohur në Dubai që si fokus dhe preferencë të tij ka modën. Ai është mjaft i afërt me Olivier Rousteing, drejtorin kreativ të Balmain, të cilin shpeshherë e ka konsideruar edhe si vëlla. Le të jetë ky fillim viti një sukses edhe në raport me meshkujt për Angela Martinin, pse jo edhe për karrierën për të cilën nuk kemi dëgjuar gjë prej pak kohësh.


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'