Angelina dhe Brad plane
për një film së bashku

Angelina dhe Brad plane<br />për një film së bashku
Çifti i përfolur Jolie dhe Pitt kanë thuajse 10 vjet që nga bashkëpunimi i tyre i fundit në filmin Ms&Mr Smith.

Angelina kishte shprehur edhe më parë dëshirën që të kishte projekte bashkëpunuese me të fejuarin e saj dhe tashmë ata e kanë vendosur.

Angelina dhe Brad ndodhen në Maltë ku kanë udhëtuar drejt një ishulli me jaht privat.

angelina jolie

Ata janë parë duke udhëtuar të shtunën në darkë dhe sot aktorja ka deklaruar që do të jetë një film i shkurtër të cilin kanë menduar ta realizojnë bashkë.

Angelina ka shkruar vetë diçka origjinale të cilën mendon ta xhirojë në film me 50-vjeçarin Brad.

Ata kanë qenë të shoqëruar vetëm nga një roje dhe i kanë rënë ishullit rreth e përqark për të njohur zonën mirë.

Angelinës i pëlqen shumë që të angazhohet edhe me çështje politike e shoqërore.

Të martën ajo ishte pjesë e fushatës “Fund dhunës seksuale dhe konfliktit në Londër.
Redaksia Online                   
(g.m/shqiptarja.com)
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)