Angelina Jolie merr titullin “Damë 
Nderi” nga Mbretëresha Elizabeth

Angelina Jolie merr titullin “Damë <br />Nderi” nga Mbretëresha Elizabeth
Aktorja hollivudiane Angelina Jolie është takuar me Mbretëreshën e Britanisë së Madhe Elizabeth për tu nderuar me titullin “Honorary Dame Grand Cross of the Most Distinguished Order of St Michael and St George”.



Ky titull, i cili është ekiuvalent i titullit "kalorës" për meshkujt,  i është akorduar aktores së njohur për shkak të kontributit të saj në fushatën kundër përdhunimit të femrave të zonat e nxehta ku ka konflikte si dhe për shërbimet ndaj policisë së jashtme britanike.



Titulli i është dhënë nga vetë Mbretëresha Elizabeth dhe dy figurat kanë patur mundësi të shkëmbëjnë edhe një bisedë, e cila nuk është bërë publike për mediat.  



Përveç dhënies së titullit prestigjoz nga Mbretëresha, Jolie ka qenë e  shoqëruar nga bashkëshorti  Brad Pitt dhe nga gjashtë fëmijët e saj, të cilët gjithashtu u takuan me Mbretëreshën.






Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

3/5
  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal