Angelina Jolie: Ne nuk do ta ndryshojmë sigurinë në tapetin e kuq

Angelina Jolie: Ne nuk do ta ndryshojmë sigurinë në tapetin e kuq
KINE- Ndërsa Angelina Jolie ndodhet në Shanghai për prezantimin e filmit të saj "Malificient" ajo është pyetur mbi incidentin në tapetin e kuq në Los Angeles.
 
Por ajo u shpreh se nuk ka ndërmend të ndryshojnë asnjë politikë të sigurisë së saj apo të Brad Pitt, pasi sipas saj rasti i kaluar ishte vetëm një përjashtim nga rregulli. Ajo theksoi se "Shumica e fansave tanë janë të mrekullueshëm. Ne kemi patur një eksperiencë të mrekullueshme ndër vite dhe jemi shumë mirënjohës për mbështetjen e tyre. Asgjë nuk do të ndryshojë sjelljen tonë", ka përfunduar ajo.
 
Jolie ka pozuar për një set fotografik në Bund, Shanghai në Kinë, gjatë prezantimit të filmit "Malificient", një rikrijim i "Bukuroshes së fjetur".
 
Redaksia Online
(Suada Bajraktari/e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)