Ju kujtohet fustani i Meghan Markle që veshi pak kohë pas lindjes, i stilistit Jason Wu? Një të tillë të ngjashëm, por në version më sexy ka veshur dhe aktorja Angelina Jolie.
Ajo ka qenë e pranishme në konferencën e Disney D23 në të cilin ka prezantuar dy projekte të mëdha. Si gjithmonë ajo nuk zhgënjen në daljet e saj publike, dhe këtë herë ka zgjedhur një fustan të zi.
Ky fustan përngjan me atë të dukeshës së Sussex gjatë takimit me Beyonce. Ky fustan është duke u komentuar në media dhe njëherë për klasikët e modës është vërtetuar se e zeza nuk zhgënjen asnjëherë.