Angjelin Prelocaj vjen sërish në
Tiranë me filmin e tij ‘Polina’

Angjelin Prelocaj vjen sërish në<br />Tiranë me filmin e tij ‘Polina’<br>
Angjelin Preljocaj do të rikthehet sërish në Tiranë pas suksesit me shfaqjen  e baletit “Un Trait d’Union” më 4 tetor 2017.  

Burimet nga Ambasada Franceze pohojnë se koreografi me famë botërore “do të vijë në Tiranë më 23 Mars”. Ndërkohë shfaqja e filmit të tij “Polina” u njoftua nga Këshilltarja për Kulturën e Ambasadës Franceze, Rose-Anne Bisiaux, në një konferencë për mediat që u mbajt në kuadër të aktiviteteve kulturore të “Pranverës frankofone”. Preljocaj këtë herë do të vijë në Tiranë së bashku me bashkëshorten e tij, Valeri Muller, deklaruan organizatorët e “Pranverës Frankofone”.

Sipas organizatorëve “Kinemaja është konsideruar pjesa më e rëndësishme e edicionit të sivjetshëm të këtij muaji kulturor. Pranvera frankofone e këtij viti do të vijojë me shfaqjen e 12 filmave të ndarë në tri cikle. Pranvera e kienematekës, 100 vjetori i keneastit Jean-Pierre Melville, dhe kinemaja e vendeve frankofone, Franca, Greqia, Rumania, Serbia, Zvicra. Ky muaj kulturor do të vijojë me festivalin e teatrit, me katër mbrëmje muzikore, pop francez e rep zviceran dhe me letërsinë franceze.   

Dita e parë e  aktiviteteve kulturore të muajit frankofon në Tiranë nisi mbrëmjen e së premtes në Akademinë e filmit “Marubi” me filmin “3 burra dhe një fëmijë” të regjisores franceze Coline Serrau. Ka vijuar një ditë më pas me Muzikë Franceze në Tulla Center. Përveç filmave francezë gjatë muajit mars aktivitetet e pranverës frankofone do të shtrihen në të gjitha rrethet e Shqipërisë, ku përfshihen ekspozita, teatro, diskutime mbi letërsinë franceze dhe kërkimet arkeologjike. Më 23 mars, do të shfaqet edhe filmi “Polina” i Angjelin Preljocaj, ku ai do të jetë i pranishëm sëbashku me bashkëshorten, Valeri Muller, që është edhe regjisore e filmit.

 

Filmi “Polina”

 

Filmi “Polina” simbolikisht pasqyron jetën e koreografit me origjinë shqiptare, Angjelin Prejlocaj, por subjekti tregon sfidat e një balerini të universalizuar në personazhin e një vajze ruse, Polinës, e cila kishte pasion baletin dhe po ushtrohej rreptësisht  në baletin klasik. Frymëzimi ka qenë historia e një balerine të re (Anastasia Shevtsova) që erdhi nga një qytet i ftohtë i Rusisë drejt Francës, ku mësoi baletin me sakrifica më të mëdha se sa e mendonte. Në film “vizatohet” një portret psikologjik i një gruaje të re që zbulon botën dhe postulatet mbi kapjen e vallëzimit modern nga kamera. Filmi krijon sekuenca të mahnitshme vallëzimi, ku producentët kanë arritur at bëjnë kamerën pjesë të koreografisë.

Po ashtu edhe Angjelin Preljocaj i lindur në Francë, nga prindër shqiptarë, i nisi studimet me baletin klasik, përpara se të merrej me kërcimin bashkëkohor pranë Karin Waehner. Në 1980-n, ai shkon në Nju Jork për të punuar me Zena Rommett dhe Merce Cunningham, më pas ai vazhdon studimet e tij në Francë.  Në vijim ai i bashkohet Dominique Bagouet-it deri në çastin kur krijoi kompaninë e tij të parë në vitin 1985. Ai ka krijuar deri më sot koreografitë e 50 pjesëve të baletit, nga solot deri tek format më të mëdha.

“Polina” është dhënë premirë në muajin shtator të 2016-s në në Pavillon Noir d’Aix në Provence, në Francë. Ku është filmi i parë me metrazh të gjatë i Angjelin Preljocajt, i realizuar me bashkëshorten e tij Valérie Müller, “Polina, të vallëzosh jetën” ka ardhur e përshtatur nga libri me ilustrime i Bastien Vivès. Për Preljocaj ky nuk është i vetmi film, ai ka realizuar një një seri filmash me motive të koreografisë, që kryesihst janë me metrazh të shkurtër si “Le postier, Idées noires” në 1991”, “Un Trait d’Union”  dhe “Annonciation, si dhe “Borëbardha” i realizuar në 2011-ën.

Valérie Müller: Ja si u xhirua “Polina” pa humbur vlerat e kërcimit
Bashkëshortja e Angjelin Preljocaj Valérie Müller ka rrëfyer disa nga sekretet e eralziamit të filmit në një intervistë për mediat franceze. Ajo shprehet se: “Ekzistojnë lloje të ndryshme të sekuencave dhe llojeve të ndryshme të vallëzimit, ka sekuenca ku punojnë kërcimtarë të cilët i filmuam në mënyrë të veçantë, dhe sekuencat ku Polina improvizon valle në natyrë ose në qytet, janë xhiruar në mënyrë të ndryshme . Dueti që ajo bën në skenë është filmuar nga pikëpamja e publikut, por sikur të ishin në skenë si kërcimtarë. Me të vërtetë kemi menduar të gjitha mënyrat për të filmuar trupin dhe koreografinë.”

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi