Anglezët e bllokuar në Egjipt,lejohen
fluturime nga Londra për t'i marrë

Rrëzimi i aeroplanit rus në Sinai të Egjiptit që shkaktoi 224 viktima në 31 tetor dhe dyshimet se avioni u rrëzua nga ISIS me bombë bëri që Anglia të pezullonte fluturimet drejt Sharm El-Sheikh, aeroporti nga u nis dhe avioni rus për në Saint Petersburg por vetëm pak minuta pas nisjes u rrëzua në zonën e Sinait. 
Pezullimi i fluturimeve para disa ditësh solli bllokimin e qindra turistëve anglez në Sharm El-Sheikh.

Gjatë ditës së sotme kompanitë ajrore angleze kanë rinisur disa fluturime drejt Egjiptit. Ndërsa kompania “British Airways” ka lejuar një fluturim ajror drejt Sharm El-Sheikh për të marrë turistët anglez të bllokuar në aeroport prej 3 ditësh.

Dy aeroplanët e nisur nga Anglia drejt Egjiptit kanë kaluar dhe në hapësirën ajrore shqiptare rreth orës 13:00 dhe 13:10, një prej avionëve i nisur nga Londra drejt Sharm El Sheikh ndërsa avioni tjetër i “Thomas Cook Airline”  nisur po ashtu nga Londra drejt një aeroporti të papërcaktuar në Egjipt.

Në pamjet  dhe fotot e Shqiptarja.com dy aeroplanët që kanë kaluar hapësirën tonë ajrore në 11 mijë metra lartësi,  avioni Airbus A320  i “British Airways” dhe avioni i kompanisë tjetër angleze “Thomas Cook Airline” Boeing 757. 

Një aeroplani i kësaj kompanie (Thomas Cook Airline) 3 ditë më parë i nisur nga Manchester për në Sharm El- Sheikh kreu dhe një kthesë të fort në formën e U-së mbi Shqipëri duke u kthyer sërish drejt vendnisjes pas urdhrit për pezullim të fluturimeve drejt Egjiptit.

Pritet që këta avionë të marrin turistët anglez që kanë mbetur të bllokuar në Egjipt, shumica prej tyre në aeroportin Sharm El-Sheikh për t'i rikthyer sërish në Angli. 

(Në videon më lart momentet kur dy avionët e nisur nga Londra kanë fluturuar në 11 mijë metra lartësi në hapësirën ajrore shqiptare, drejt Egjiptit)

avioni me logo
(Avioni i 'British Airways' duke fluturuar mbi Tiranë rreth orës 13:00 drejt Sharm El-Sheikh, Egjipt)

Avioni i British Airways duke fluturuar mbi Tirane rreth ores 13:00 drejt Sharm El-Sheikh, Egjipt
(Avioni i 'British Airways' duke fluturuar mbi Tiranë rreth orës 13:00 drejt Sharm El-Sheikh, EgjiptFOTO

Rruga ajrore e bere nga avioni i
(Rruga ajrore e bërë nga avioni i "British Airways" nga Londra drejt Sharm El-Sheikh duke kaluar mbi Shqipëri)

Rruga ajrore e bere nga avioni i
(Rruga ajrore e bërë nga avioni i "British Airways" nga Londra drejt Sharm El-Sheikh duke kaluar mbi Shqipëri) Foto te tjera


Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Rama synon 1 milion vota gjithësej dhe 84 mandate për PS-në, por…

Eduard Zaloshnja: Rama synon 1 milion vota gjithësej dhe 84 mandate për PS-në, por…