Anglezët shpëtojnë armët
e Muzeut Kombëta

Anglezët shpëtojnë armët<br />e Muzeut Kombëta
TIRANE-Ëndrra 39-vjeçare e Frederik Stamatit, një restauruesi të përkushtuar për armët antike në Muzeun Historik Kombëtar, tashmë është realizuar. Specialistë të Muzeut të Armëve në Angli kanë mbërritur në Tiranë për trajnimin e muzeologëve shqiptare për konservimin e armëve dekorative dhe luftarake. Restauruesi Stamati në janar të këtij viti ka ngritur zërin për gjendjen alarmante të armëve muzeore që rrezikoheshin nga ndryshku, për shkak të mungesës së restaurimit dhe vështirësive profesionale për të bërë këto restaurime.

“Kam filluar të restaurojë për herë të parë në vitin 1974 ku po përgatisnim ekspozitën “Arti shqiptar në shekuj” në Paris. Atëherë s’kishim shumë kohë që restauronim dhe nuk dinim çfarë të bënim. Arriti një moment që i bëmë një letër drejtorit dhe i thamë bjerë njerëz nga jashtë se s’po dimë çfarë të bëjmë. Ai nuk solli njerëz nga jashtë dhe ne u detyruam t’i restauronim me gjalpë dhe smeril që t’u hiqnim ndryshkun”, shprehet restauratori Stamati. Restaurimi i armëve kërkon shumë eksperiencë. “Unë edhe pse kam punuar shumë me restaurime, vetëm në 2005-n mendova se kisha tamam atë eksperiencë për të trajtuar armët e ftohta, gjendja e të cilave bëhej alarmante dhe rrezikoheshin nga ndryshku”.

Edhe sipas specialistëve të tjerë Muzeut Historik Kombëtar, kushtet e ekspozimit të objekteve muzeore dhe të konservimit prej vitesh kanë qenë problem shqetësues. Gjendja jo e mirë e ruajtjes dhe konservimit në MHK u bë çështje e madhe kur erdhën armët e Skënderbeut në Shqipëri për ekspozim në kuadër të 100- vjetorit të pavarësisë, ku për shkak të mungesës së kushteve të muzeut qëndrimi i tyre u bë për një kohë më të relativisht më të shkurtër. Ardhja e specialistëve nga Anglia është një sinjal i mirë për fillimin e konservimit dhe restaurimit të armëve dekorative dhe luftarake. Profesor Frederik Stamati pranon se në muzetë shqiptare mungon kualifikimi i konservuesëve të objekteve muzeore dhe kushtet e ekspozimit.

“Ato që do të restaurohen janë relike me vlera të veçanta, janë armë ceremoniale dhe të bëra me shumë art dhe stil”, thotë Stamati, duke argumentuar më tej se “gjithmonë numri i armëve të mbledhura ka qenë në rritje e sipër dhe kujdesi ynë ishte t’i ruanin së paku gjendjen ekzistuese”. Restauruesi i ardhur Nga Anglia, Andy Holbrook thotë se “konservimi i armëve është specifik. Ato kërkojnë kushte ruajtjeje dhe ekspozimi në temperature konstante si në verë edhe në dimër”. Shqipëria ka rreth 2300 relike armatimesh, por gjendja e tyre është mjaft e rëndë. Ato rrezikojnë degradimin dhe specialistët i kanë kërkuar gjithmonë ndihmë qeverisë, sepse duhet një punë restauruese që t’i çojë ato në nivelin që duhet për të pasur një jetë të gjatë dhe për t’u ekspozuar. 

Shkrimi u publikua sot (7.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com­)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena